RMV, benzinat lirohen për 6,50, dizeli për nëntë denarë

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, nga sonte në mesnatë do të ulen për 6,50 denarë për litër, ndërsa EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) lirohen për nëntë denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE), njofton Portalb.

EUROSUPER BS-95 do të shitet për 86,50 denarë, EUROSUPER BS-98 për 88,50 denarë, EURODIZEL (D-E V0 për 88,00, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 83,50 denarë.

Çmimet me pakicë të Mazutit M-1 HS rritet për 0,345 denarë dhe një kilogram do të kushtojl 60,914 denarë.

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) në çmimet e reja të ulëta i kalkuloi akcizat e ndryshuara dhe normat e TVSH-së.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të premten në mesnatë ka miratuar masat për përballje me krizën ekonomike, ligjin për uljen e akcizës për karburantet që merr shteti nga shitja e karburanteve, si dhe ligjin për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për karburantet, nga 18 në 10 për qind.

Është miratuar edhe ligji për uljen e TVSH-së për ushqimit bazë në 0 për qind. Ligjet janë miratuar me 95 vota nga deputetët e të gjitha partive politike.

Në Kuvend me 92 vota “për”, pa asnjë votë “kundër” dhe “të përmbajtur”, u votua rendi i ditës për Ligjin e TVSH-së dhe Ligjin për akcizën me procedurë të shkurtuar. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e angazhoi Bojan Stojanovskin të kryesojë Komisionin për financim dhe buxhet që të pranojë propozim-ligjet, për të vazhduar pastaj procedurat në Kuvend.

Ndryshimet dhe plotësimet dje u dërguan nga Qeveria në Kuvend.

Qeveria njoftoi se me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Tatimin mbi vlerën e shtuar parashikohet ulje e normës  së tatimit mbi vlerën e shtuar, përkatësisht lirim nga tatimi mbi vlerën e shtuar për produkte të caktuara, të përfshira nga masat e miratuara për mbrojtjen e standardit jetësor dhe likuiditetit të kompanive.

“Zgjidhjet e reja ligjore do të sigurojnë zbatimin e masës për uljen e normës preferenciale të TVSH-së për produktet ushqimore bazë nga 5% në 0% për produktet: bukë; sheqer; miell – lloji 400; vaj luledielli; qumësht i përhershëm, mish i freskët; oriz dhe vezë”, informon Qeveria. Qeveria miratoi ndryshimet  dhe plotësimet në Ligjin për akciza, me të cilat pritet të ulen çmimet me pakicë të benzinës dhe derivateve të tjera të naftës, që ishte edhe një nga masat e Qeverisë për ndalimin e rritjes së çmimeve të këtyre energjensave. Ndryshimet në Ligjin për TVSH-në dhe Ligjin për Akciza janë dërguar në Kuvend me propozim që të miratohen me procedurë urgjente”, informon Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button