Emrat e ministrave, pas Kongresit të BDI-së

Emrat e kuadrove të cilët do të udhëheqin me ministritë të cilat do ti takojnë Bashkimit Demokratik për Integrim do të dihen pas kongresit të 5 qershorit.  Këtë e konfirmoi zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani. Sipas tij, gjatë bisedimeve është hapur edhe çështja e dikastereve dhe emrave konkret të cilët do të udhëheqin me ato dikastere.  

“Natyrisht se kanë filluar edhe bisedimet për ndarjen e resoreve, po kryesisht energjia është e koncentruar për momentin në harmonizimin e platformës dhe definimin e projekteve të cilat do të jenë prioritet i qeverisë mandatin e ardhshëm. Sa i takon çështjes të zgjedhjeve personale të kuadrove, të cilët do të udhëheqin institucionet që do të definohen si pjesë  e BDI-së në qeveri, ajo do mbetet pas kongresit më 5 qershor”, tha për Alsat M Bujar Osmani, zëdhënës i  BDI-së.

Megjithatë sipas Osmanit prioritet në bisedimet për formimin  qeverisë së re mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së  mbetet harmonizimi i platformave.

Lajme të ngjashme

Back to top button