Peticion në PD kundër Bashës, Grida Duma: Zgjedhje të reja në PD, pa Bashën dhe Berishën

Më shumë mundësi, kjo fundjavë do të jetë dita kur deputetët rebelë brenda PD-së do të kërkojnë pushime pa afat për Lulzim Bashën, transmeton TCH.

Nën tik takun e orës para mbledhjes së grupit kritikët e kryetarit po nxitojnë të mbledhin firmat e fundit me vetëm një kërkesë: Përjashtimin e Lulzim Bashës nga grupi parlamentar.  Lëvizja anti-Basha duket se ka si ultimatum  dorëheqjen e parevokueshme.

Grida Duma: Por, unë nuk do doja të arrinim këtu dhe unë shikoj  edhe njëlloj normaliteti të kolegëve që ketë dokument e kanë qarkullon, por nga ana tjetër nuk duan ta publikojnë me forcë sepse shpresojmë që këto ditë të arrijmë në një zgjidhje që përfshin edhe Lulzim Bashën në zgjidhje. Por, nuk ka një nismëtar të vetëm ka qenë një kohezion edhe në mbledhjen e grupit dhe jashtë  që tashmë e vetmja zgjidhje është tërheqja  e Lulzim Bashës e parevokueshme dhe moskandidimi i i tij me se kjo do ishte një farsë. 

Megjithatë Lulzim Basha nuk e ka ndjekur si spektator zemërimin e deputetëve. E ka nisur me një kafe brenda ambienteve të Kuvendit së bashku me Grida Dumën.

Grida Duma: Pata një kafe me Lulzim Bashën në kafenë e Parlamentit, që nuk ka ndryshuar pozicionet e mia. Ai kërkon një lloj qetësimi te situatës. Ka ndodhur humbja katastrofike, vala e zhgënjimit është shumë e madhe. Unë mendoj që të kërkosh që në kohë stuhie ti thuash natyrës qetësohu pak të mbledhim veten kjo nuk ndodh ndonjëherë.

Pa Bashën dhe pa Berishën si alternative, ish–nënkryetarja demokrate  vlerëson se çelësi i qetësisë demokrate mbetet tek komiteti kolegjial.

Grida Duma: Përfaqësues nga PD, përfaqësues nga grupimi i foltores po te doni dhe nga ata qe janë senatore  të partisë jashtë, ky grupim dhe ky komitet me këtë baze te gjere ne një hark kohor 4-5 mujor hap zgjedhjet reale ne parti,  por për mua  te dyja kandidaturat Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk duhet te jene me ne gare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button