Protesta kundër rritjes së çmimeve, reagoi Rama: Përpjekje e ulët për të manipuluar! Ky nuk është populli

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestave që po mbahen kundër rritjes së çmimeve në të gjithë Shqipërinë, tranmseton TCH.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama thotë se nuk është populli, por pakica e zhurmshme në kërkim të rrëmujës. Sipas tij, protestat janë përpjekje e ulët e të njëjtave hije të së shkuarës duke iu referuar opozitës që e cilëson ndryshe si “dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur”.

“Për kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulët e të njëjtave hije të së shkuarës për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën! Ky nuk është populli, por e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës!”, shkruan Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button