Vdekjet nga Kovid mund të jenë tre herë më të larta se sa thonë të dhënat zyrtare

Studiuesit thonë se ndoshta më shumë se 18 milionë njerëz kanë vdekur nga virusi Korona dhe ky numër është tre herë më i lartë se sa sugjerojnë të dhënat zyrtare, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk

Raporti i tyre vjen dy vjet nga dita kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli për herë të parë pandeminë.

Ekipi i caktuar për studim të vdekshmërisë së tepërt nga Covid-19 në Universitetin e Uashingtonit në SHBA studioi 191 vende dhe territore për atë që ata e quajnë shifra e vërtetë e vdekjes globale.

Disa vdekje ishin nga virusi, ndërsa të tjera ishin të lidhura me infeksionin.

Kjo ndodh sepse infektimi me Covid mund të përkeqësojë gjendje të tjera mjekësore që pacienti ka pasur para infektimit, të tilla si sëmundjet e zemrës ose të mushkërive.

Mënyra se si e kanë matur quhet ‘vdekje e tepërt’, e cila bën matje se sa njerëz kanë vdekur në krahasim me vitet e fundit, përpara se të godiste pandemia.

Për të llogaritur këtë, studiuesit mblodhën të dhëna përmes kërkimeve në uebsajte të ndryshme qeveritare, në bazën e të dhënave të vdekshmërisë botërore, në bazën e të dhënave të vdekshmërisë njerëzore dhe në Zyrën Evropiane të Statistikave.

Shkalla e vdekjeve të tepërta vlerësohet të ketë ndryshuar në mënyrë drastike sipas vendit dhe rajonit, por, shkalla e përgjithshme globale e llogaritur në studim është 120 vdekje për 100,000 njerëz.

Kjo do të thotë se rreth 18.2 milionë vdekje kanë ndodhur për shkak të Covid në dy vitet midis fillimit të 2020 dhe fundit të 2021. Kjo vë në pah që numri është tre herë më shumë, ndërsa zyrtarisht janë të regjistruar 5.9 milionë.

Sipas hulumtimit, i cili është publikuar në The Lancet, normat më të larta ishin në vendet me të ardhura më të ulëta në Amerikën Latine, Evropë dhe Afrikën Sub-Sahariane. Por, vdekjet ishin gjithashtu mjaft të larta në disa vende me të ardhura të larta, si Italia dhe pjesë të SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button