RMV, rrezikojnë deri 10 vite burg pasi dyshohen se kanë detyruar fëmijën të kërkon lëmoshë

Policia ka paraqitur kallëzim penal ndaj dy të martuarve nga Dibra për shkak dyshimit se kanë detyruar një fëmijë të kërkojë lëmoshë, ndërsa në disa raste kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tij, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj dy të martuarve R.N. dhe M.N., të dy nga Dibra, për veprën e kryer penale ”tregti me fëmijë” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 418-g paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas denoncimit, fëmija i mitur ka qenë i ekspozuar kërkim lëmoshës dhe dhunës fizike”, deklarojnë nga Policia, derisa gruaja ishte nëna e tij, ndërsa burri njerku.

Prokuroria sqaroi që kjo është e dënueshme në bazë të nenit 418-g, paragrafi 2 në lidhje me nenin 1 nga Kodi Penal, ndërsa për trafikuesit e fëmijëve është e paraparë dënim me së paku 10 vjet.

“Prokurori propozoi paraburgim për dy të dyshuarit. Gjykatësi e pranoi propozimin dhe me Vendim përcaktoi 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit”, deklarojnë nga Prokuroria.

Raportohet që ata kanë kërkuar nga fëmija të mbledh çdo ditë 500 deri 1000 denarë në përmes lëmoshës në rrugët e Strugës, përndryshe do të pësontë dhunë fizike. Rasti është zbardhur më 14 shtator të vitit të kaluar, kur fëmija i rahur nga nëna, ka kërkuar ndihmë nga një punonjës në hotel, i cili e ka dërguar në Spitalin e Qytetit në Strugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button