Facebook dhe Instagram lejon përdoruesit të bëjnë thirrje për dhunë kundër Putinit, Rusia bllokon përdorimin e këtyre rrjete sociale brenda vendit

Pronari i Facebook-ut dhe Instagram-it do të lejojë përdoruesit në disa vende të bëjnë thirrje për dhunë kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe ushtarëve rusë, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Facebook- e cila tanimë quhet Meta, thotë se ka lejuar përkohësisht të përdoren disa fjalë si “vdekje pushtuesve rusë”, që rregullave nuk është e lejuar.

Megjithatë, ai thotë se nuk do të lejojë thirrjet për dhunë kundër civilëve rusë.

“Në dritën e agresionit të vazhdueshëm të Ukrainës, ne bëmë një përjashtim të përkohshëm për ata të cilët janë kundër luftës që po ndodh, për të shprehur ndjenja të dhunshme ndaj forcave të armatosura pushtuese.” tha një zëdhënës i Meta-s për BBC.

Si kundërpërgjigje, Rusia u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë “aktivitetet ekstremiste” të gjigantit të mediave sociale.

Për shkak të “thirrjeve për dhunë”, mbikëqyrësit shtetëror të mediave ruse thonë se Instagram do të bllokohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button