U kapën 20 mijë euro drogë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, ishin groposur në oborrin e 28 vjeçarit

Policia e Maqedonisë së Veriut nën urdhrin e Gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë e 28 vjeçarit nga Velesi, duke rezultuar me kapjen e drogës në vlerë prej 20 mijë eurove, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit policor kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të N.C. (28) nga Velesi”, deklarojnë nga Policia, duke paralajmëruar kallëzim penal në bazë të nenit 215 nga Kodi Penal.

Raportohet që në oborrin e tij ishin fshehur pesë paketime të mbushura me drogë, një pjesë në veturën e tij dhe tjetra në dhomën e shtëpisë, ku janë gjetur edhe 50 mijë denarë që dyshohet se vijnë nga shitja e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button