Ministrja gjermane në Mitrovicë e shpreh dëshirën e saj për vizitën e ardhshme

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është shprehur optimiste në rregullimin e marrëdhënieve mes dy anëve të Mitrovicës në Kosovë, raporton ABC. Baerbock sot ka vizituar qytetin e Mitrovicës, ku nga atje tha se shpreson që një ditë ura të jetë e hapur dhe të pinë kafe në jug, e të hanë darkë në veri.

“Shpresoj që herën tjetër të pimë kafe në jug e të hamë darkë në veri”, u shpreh kryediplomatja gjermane në takimin me kryetarët.

Në anën tjetër edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza u shpreh i gatshëm për t’ju shërbyer të gjithë qytetarëve të qytetit, pa dallim. Ndërsa edhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Milan Radojevic u shpreh i hapur për bashkëpunim. Ministrja e Jashtme gjermane, gjatë vizitës së djeshme në Kosovë takoi presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ajo në Prishtinë ka folur për vizat dhe situatën në Ukrainë, si dhe për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova. Në një konferencë për media së bashku me kryeministrin, Baerbock rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën, në këtë kuadër edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button