Rekomandimi që studentët t’i fillojnë ligjëratat me prani fizike tre javë udhëton prej Komisionit në Qeveri

Tre javë pas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive që ligjëratat në fakultete të fillojnë të mbahen me prani fizike, ende nuk është miratuar vendim nga ana e Qeverisë. Të gjithë nxënësit janë kthyer në shkolla vetëm studentët jo, ata ende vazhdojnë të mësojnë online, tanimë 2 vjet , transmeton Portalb.mk.

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq, për SDK thotë se Komisioni vetëm miraton rekomandime të cilat më pas duhet që të kalojnë në Shtabin Kryesor të Krizës dhe në Qeveri.

Në pyetjen nëse ministri i Shëndetësisë Bekim Sali e ka dorëzuar propozimin e Komisionit në Qeveri, nga Ministria thonë se bëhet fjalë për procedurë administrative e cila vijon dhe në afat sa më të shkurtër në Shtabin e Krizës të Qeverisë do të miratohet konkluzion përkatës.

Në Qeveri më shpejtë kaloi rekomandimi për shfuqizimin e certifikatave për hyrje në qendra tregtare se sa kthimi i studentëve në amfiteatro.

Mësim me prani fizike ka në disa fakultete gjatë mbajtjes së praktikës, kolokuiumeve ose në programet studimore me numër të vogël të studentëve. Atje ku numri i studentëve është i madh, ndërkaq në amfiteatro nuk mund të sigurohen masat për distancë mes të pranishmëve, mësimi mbahet nëpërmjet internetit.

LEXO: RMV, vetëm fakultetet zhvillojnë mësim online, KSI rekomandoi që studentët t’i kthehen prezencës fizike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button