Asnjë grua nuk duhet të jetë objektiv i gjuhës së urrejtjes me bazë gjinore

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska së fundi është viktimë e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale. Mund të lexohen komente të shumta seksiste, por edhe kritika për pamjen e saj fizike, por edhe komente plot paragjykime dhe stereotipe gjinore. Kjo ishte arsyeja e postimeve masive sot në rrjetet sociale në mbështetje të Petrovskës dhe gjithashtu kundër gjuhës së urrejtjes me bazë gjinore, nën hashtagun #SoNeaSme (Jemi me atë), transmeton Meta.mk.

“Ne solidarizohemi me Sllavjanka Petrovskën, sepse asnjë grua nuk duhet të jetë cak i gjuhës së urrejtjes me bazë gjinore. Në periudhën e kaluar përsëri shohim se çfarë po ndodh me një grua që ka një profesion publik dhe e bën punën e saj në mënyrë profesionale. Përderisa publiku i sheh gratë vetëm përmes një prizmi seksist, ne nuk do të shohim më shumë gra në pozita vendimtare dhe as nuk do të zhduket objektivizimi i gruas në të gjitha fushat e ekzistencës së saj”, thuhet në deklaratën të cilën e shpërndanë shumë qytetarë.

Këtë deklaratë në mbështetje të Petrovskës e shpërndanë edhe Uranija Pirovska, Milla Carovska dhe Radmilla Shekerinska.

Krahas këtij teksti janë publikuar edhe fotografi të printuara nga komentet e përdoruesve të Facebook-ut, të cilat janë publikuar me emër dhe mbiemër, të cilët kanë shkruar komente nënçmuese për Petrovskën.

Këto sulme erdhën pas pritjes që ju bë ministres së mbrojtjes Sllavjanka Petrovskkës gjatë vizitës së saj të fundit në Londër. Ku Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska orkestra ushtarake britanike,për nder të saj luajti këngën e famshme maqedonase “Jovano, Jovanke”.

“Disa ditë para udhëtimit më pyetën se cila ishte kënga ime e preferuar. Iu përgjigja “Jovano, Jovanke”, por nuk e dija se do të më prisnin në atë mënyrë. Vizita në Londër kaloi në një atmosferë miqësie të madhe, siç i ka hije dy vendeve mike, por më vjen keq që u la në hije nga komentet e pahijshme të publikut. Menjëherë filloi dënimi, por kohëve të fundit jemi dëshmitarë të sulmeve të organizuara ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë”, tha Petrovska në emisionin “Click Plus” në Tv 21.

Ajo shtoi në Ambasadën Britanike himni kombëtar i një vendi këndohet gjatë vizitës së një presidenti apo kryeministri në një vend, pas reagimeve të publikut se pse në Londër është pritur me një këngë në vend të himnit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button