fbpx

Putin: Ka “ndryshime pozitive” në bisedimet me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të premten se ka disa “ndryshime pozitive” në bisedimet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, dy javë pas nisjes së fushatës ushtarake të Moskës për pushtimin e fqinjit të saj, transmeton REL.

“Ka disa ndryshime pozitive, negociatorët nga ana jonë më raportuan”, i tha Putin homologut të tij bjellorus, Alexander Lukashenko, gjatë një takimi në Moskë.

Ai shtoi se negociatat “tash po zhvillohen pothuajse çdo ditë”.

Negociatorët rusë dhe ukrainas kanë mbajtur disa runde bisedimesh që kur Putini dërgoi trupa në Ukrainë, më 24 shkurt.

Bisedimet kanë çuar në hapjen e disa korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga zonat e luftimit. Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për bllokimin e këtyre përpjekjeve.

Putini premtoi se do ta mbajë të “informuar” aleatin e tij, Lukashenko, mbi procesin e negociatave.

Të premten, më 11 mars, Kremlini tha se konflikti në Ukrainë do të përfundojë kur Perëndimi të ndërmarrë veprime lidhur me shqetësimet e ngritura vazhdimisht nga Rusia për vrasjen e civilëve në lindje të Ukrainës dhe zgjerimin e NATO-s drejt lindjes.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i pyetur nga gazetarët se si mund të përfundojë kriza, përcaktoi pozicionin e Rusisë dhe tha se besonte që Ukraina po diskutonte për kërkesat e Moskës me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë.

“Rusia formuloi kërkesa konkrete ndaj Ukrainës për t’i zgjidhur këto çështje. Me sa kuptojmë, ato kërkesa po diskutohen nga ukrainasit me këshilltarët e tyre, kryesisht Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian”, tha ai.

“Le të shpresojmë. Kjo duhet bërë. Atëherë gjithçka do të përfundojë”, tha Peskov.

Zyrtarët rusë nuk e përdorin fjalën “pushtim” dhe thonë se mediat perëndimore kanë dështuar të raportojnë për atë që ata e cilësojnë si “gjenocid” ndaj njerëzve rusisht-folës në Ukrainën lindore. Perëndimi i ka hedhur poshtë vazhdimisht shqetësimet e tilla.

Presidenti Vladimir Putin thotë se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë është thelbësor për të garantuar sigurinë ruse pasi Shtetet e Bashkuara zgjeruan anëtarësimin në NATO deri në kufijtë e Rusisë dhe mbështetën liderët pro-perëndimorë në Kiev.

Shumë shtete perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës në përpjekje për të ndalur pushtimin e paprovokuar dhe dëmet e mëdha në civilë dhe infrastrukturë të shkaktuara që nga 24 shkurti.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e njëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dymbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e trembëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katërmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pesëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button