fbpx

Janë hequr kufizimet për hyrje në Mal të Zi dhe Irlandë

Për shkak të përmirësimit të situatës epidemiologjike me Koronavirusin, autoritetet e Malit të Zi e kanë shfuqizuar detyrimin për posedim të vërtetimit kovid për hyrje në Mal të Zi. Vendimi i ri ka hyrë në fuqi nga dita e sotme, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu, udhëtarëve në Irlandë tashmë nuk u kërkohet të paraqesin dëshmi për vaksinim, dëshmi për kalim të sëmundjes ose test negativ PCR pas mbërritjes. Nuk ka kërkesa për testim ose karantinë pas mbërritjes në Irlandë. Për më tepër, udhëtarëve në Irlandë nuk u kërkohet as të plotësojnë formular për vendndodhjen (PLF).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button