Prokurorët rusë kërkuan që Meta të emërohet “organizatë ekstremiste”

Prokurorët rusë i kanë kërkuar një gjykate ruse që të kategorizojë organizatën amë të Facebook-ut, Meta Platforms, si një “organizatë ekstremiste”, transmeton REL.

Më herët, Kremlini ka thënë se Rusia do t’i japë fund aktiviteteve të kompanisë Meta nëse janë të vërteta raportet se përdoruesve të Facebook-ut do t’i lejohet të bëjnë thirrje për dhunë kundër rusëve.

Ata i janë referuar një raporti nga Reuters më 10 mars që thoshte se Meta do të lejojë përdoruesit e Facebook-ut dhe Instagram-it në disa vende të bëjnë thirrje për dhunë kundër rusëve dhe ushtarëve rusë pasi Moska pushtoi Ukrainën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve më 11 mars se Moska do të marrë ” masat vendimtare” nëse raporti është i vërtetë.

“Ne nuk duam të besojmë raportin e Reuters – është shumë e vështirë të besohet,” tha ai.

“Shpresojmë që të mos jetë e vërtetë sepse nëse është e vërtetë do të thotë se do të duhet të merren masat më vendimtare për t’i dhënë fund aktiviteteve të kësaj kompanie”, tha Peskov.

Një zëdhënës i Metës në orët e vona të 10 marsit citoi shprehjen “vdekje pushtuesve rusë” për të ilustruar një përjashtim për deklaratat që normalisht do të kishin shkelur udhëzimet e përdorimit të këtyre rrjeteve sociale.

“Ne ende nuk do të lejojmë thirrje për dhunë kundër civilëve rusë”, shkroi zëdhënësi në Twitter.

Më herët, më 11 mars, Ambasada ruse në Shtetet e Bashkuara i kërkoi Uashingtonit të ndalonte “aktivitetet ekstremiste” të kompanisë Meta.

“Politika agresive dhe kriminale e Metës që çon në nxitjen e urrejtjes dhe armiqësisë ndaj rusëve është e egër”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Nisja e luftës në Ukrainë u përcoll me sanksione të shumt të vendeve perëndimore ndaj Rusisë.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e njëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dymbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e trembëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katërmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pesëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button