Qyteti i Shkupit do të dhurojë shtatë milionë denarë ndihmë për qytetarët e Ukrainës

Qytetarëtve të Ukrainës do tu jepen shtatë milionë denarë ndihma humanitare si donacion nga Qyteti i Shkupit. Vendimin për donacion e ka marrë Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e djeshme për, siç thonë ata, shprehje të solidaritetit nga banorët e Shkupit për qytetarët e prekur nga konflikti ushtarak në atë vend, transmeton 360 Shkallë.

“Dje, më 10 mars 2022, Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e gjashtë në të cilën u votua vendimi për dhënien e ndihmës humanitare për qytetarët e Ukrainës në vlerë prej shtatë milionë denarë, në shprehje të solidaritetit nga qytetarët e Shkupit ndaj qytetarëve të prekur nga konflikti ushtarak në atë terren”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainë më 24 shkurt, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut iu bashkua mbështetjes së plotë të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të BE-së dhe vendosi të dhurojë pajisje ushtarake për forcat e armatosura zyrtare të Ukrainës, në përputhje me Kërkesat e autoriteteve ukrainase.

Nuk do të ketë vendim për dërgimin e trupave tonë në Ukrainë, dhe këtë e ka theksuar disa herë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) dje njoftoi opinionin lidhur me dërgimin e trupave tona në Ukrainë, duke thënë se pjesëmarrja në çdo ushtri të huaj është krim.

“Si një vend mik i Ukrainës, ne e kuptojmë situatën komplekse në të cilën ndodhet Ukraina dhe që e vendos atë në një pozicion të veçantë për t’u bërë thirrje autoriteteve ukrainase për çdo lloj ndihme, në të gjitha vendet mike, që do t’i bashkoheshin ushtrisë ukrainase në mbrojtje të kërcënimit ushtarak që vinte nga forcat ushtarake ruse. Mirëpo, MPJ rikujton qytetarët e Maqedonisë së Veriut se pjesëmarrja në çdo ushtri të huaj, sipas rregullave ligjore, përkatësisht Kodit Penal të vendit, është krim”, tha MPJ.

LEXO: Është e paligjshme që shtetasit e RMV-së të shkojnë për të luftuar në Ukrainë

Ndërkohë ndihma humanitare për Ukrainën po mblidhet në disa vende në Maqedoninë e Veriut. Shoqata e ukrainasve “Lesja Ukrainka” hapi një pikë të madhe në vendbanimin e Shkupit Gjorçe Petrov, dhe për këtë qëllim ka një tendë në sheshin e qytetit në Shkup. Ata thonë se fjalë për fjalë është e nevojshme gjithçka, ilaçe, ushqim, roba dhe këpucë.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e njëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dymbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e trembëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katërmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pesëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button