fbpx

Facebook identifikon këngët si Shazam

Facebook ka krijuar një aplikacion të ri që lejon përdoruesit të identifikojnë këngët, filmat apo shfaqjet televizive dhe t’i shpërndajnë në faqen e tyre të profilit. Duke përdorur mikrofonin e telefonit inteligjent, ju do të keni mundësi të identifikoni këto këngë nëpërmjet aplikacionit. Aplikacioni funksionon pak a shumë si aplikacioni i njohur Shazam.

Kështu nëse do të jeni në ndonjë bar dhe dëgjoni një këngë ju mund ta identifikoni atë menjëherë nëpërmjet aplikacionit dhe ta shpërndani atë në Facebook. Ky përditësim i ri është zgjerim i veçorisë “Feelings” të Facebook-ut, që është prezantuar në prill të vitit të kaluar. Përdoruesit mund të shfaqin në Facebook ndjenjat e tyre si i gëzuar, i mërzitur së bashku me figurat përkatëse.

Veçoria e re do të vijë tek aplikacionet Android dhe iOS në javët e ardhshme, por për momentin do të funksionojë vetëm në Amerikë. Nuk është bërë e ditur akoma se kur veçoria e re do të jetë në dispozicion për përdoruesit në të gjithë botën.

Lajme të ngjashme

Back to top button