Twitter i hoqi postimet e Ambasadës së Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar për mohimin e ngjarjeve të dhunshme në Ukrainë

Twitter ka hequr dy postime nga Ambasada e Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar për mohimin e ngjarjeve të dhunshme gjatë agresionit të vazhdueshëm rus në Ukrainë, shkruan CNBC, transmeton Portalb.mk.

Në një nga ato postime në Twitter, Ambasada e Rusisë pretendoi se një grua shtatzënë e parë në një foto të viktimave në spitalin e fëmijëve në qytetin e Mariupolit, i cili u shkatërrua nga një sulm ajror rus të mërkurën, ishte një “blogere bukurie” ukrainase.

Ai postim në Twitter përmbante dy foto të ndryshme të grave që ambasada pretendonte se ishin i njëjti person.

Të paktën një fëmijë dhe dy të rritur u vranë në spital dhe 17 të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët ukrainas.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, në një postim në Twitter që përmbante video që tregonte dëmtime në spital, shkroi, “fëmijët janë nën rrënojat”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button