‘I mungon fëmijëria’

Këngëtarja seksi e skenës sonë Dhurata Ahmetaj, padyshim që është njëra ndër emrat më të dashur të ‘showbizit’ shqiptar. E kur pas vetes ke një mori njerëzish që të pëlqejnë edhe jeta jote private e çdo gjë rreth teje bëhet interesante për publikun.

Dimë gati çdo gjë për Dhuratën sa i përket karrierës së saj, jetën private nuk i pëlqen të flasë, ndërsa nga çfarë ka frikë ajo, çfarë meshkujsh i pëlqejnë, a ka hipur ndonjëherë në trafik urban e shumë të tjera, ekskluzivisht i ka shpalosur vetë ajo në një bisedë për gazetën Tribuna.

Tribuna: Si e kujtoni fëmijërinë tuaj me pak fjalë?
Ahmetaj:
Me ngjyra të gjalla, e buzëqeshur, fëmijë i lumtur që e ka pasur kënaqësinë dhe lumturinë si prioritet, ashtu sikurse edhe notat e mira në shkollë. Më mungon fëmijëria.

Tribuna: Cili është libri dhe filmi që ju ka lënë më së shumti përshtypje?
Ahmetaj:
Për të shkruar këngë sigurisht se inspirohem. Shumë filma më pëlqejnë, por prej atyre që më pëlqyen më së shumti i veçoj “One Day” dhe “Lucky One”, të cilët i kam lexuar edhe si libra. Libra më shumë lexoj shkencorë, fakultativ, por sigurisht se veprat e Ismail Kadaresë janë të veçanta. Kohëve të fundit kam filluar të lexoj “Fifty Shades of Grey”, ende s’e kam mbaruar shkaku i angazhimeve, por është një novelë fantastike.

Tribuna: Cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin tuaj?
Ahmetaj:
Nuk e di saktësisht, kam shumë gjëra dhe vlerën e saktë nuk e di. Shpenzoj shumë në dukjen time.

‘Shpirti mbetet gjithmonë i bukur’

Tribuna: Cila është e meta juaj më e madhe?
Ahmetaj:
Nuk mendoj se kam ndonjë të metë. Jam e lumtur ashtu si më ka krijuar Zoti.

Tribuna: Çfarë vëren fillimisht te një mashkull?
Ahmetaj:
Atë që ai së pari vlerëson tek unë – nëse më vlerëson për atë që jam, për shpirtin, atëherë edhe unë e di se bëhet fjalë për një person të mirë që në atë rast do të më tërhiqte. Bukuria është relative, e përkohshme, shpirti nuk plaket, mbetet gjithmonë i bukur.

Tribuna: Cilëve tipa të njerëzve ju ikni?
Ahmetaj:
Njerëzve që nuk janë ashtu si janë vërtet, njerëzve fals, që gënjejnë dhe që s’janë të përpiktë në atë që thonë.

Tribuna: Pasioni juaj i preferuar?
Ahmetaj:
Ushtrimet në palestër (gym), shkrimi i teksteve…

Tribuna: Çfarë mund të ju nervozoj në moment?
Ahmetaj:
A… hahahah.

Tribuna: Kur keni kërkuar për herë të fundit ndihmë?
Ahmetaj:
Kërkoj ndihme çdo ditë nga Menaxhmenti im (qeshet)… Ndoshta edhe ndonjëherë jam e mërzitshme.

Tribuna: Cila është frika juaj më e madhe?
Ahmetaj:
Nuk kam frike nga asgjë. Ndoshta nga qentë, pasi që tash mediat po me quajnë mace? (qeshet).

Tribuna: Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia?
Ahmetaj:
Pa çantën dhe telefonin tim.

Tribuna: Çfarë i thoni më së shpeshti vetes kur shikoheni në pasqyrë?
Ahmetaj:
Nuk shikohem shpesh në pasqyrë. Nuk kam nevojë, tentoj të jem sa më natyrale.

Tribuna: Kur për herë të fundit keni hipur në trafik urban?
Ahmetaj:
Asnjëherë nuk kam hipur në trafik urban (qeshet).

Tribuna: Nëse i kishit fituar në lotari 1 milion euro ku i kishit shpenzuar më parë?
Ahmetaj:
Do te krijoja një fondacion bamirës, e të gjitha këto mjete të fituara pa djersen time do t’i dhuroja atyre që kanë nevojë. Këtë, herët apo vonë edhe do ta bëj.

Tribuna: Destinacioni i juaj i ëndrrave?
Ahmetaj:
Tristan da Cunha, ishulli më i largët në botë, në Afrikën e Jugut. Shumë pak njerëz kanë shkelur në këtë ishull.

Tribuna: A bëni punë shtëpie?
Ahmetaj:
Shumë rrallë… / Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button