Lufta e Thaçit dhe e Limajt për pushtet

Inteligjenca e NATO-s thotë se Hashim Thaçi qëndron prapa frikësimit të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në dosje thuhet se ShIK-u ishte nën autoritetin politik të tij, shkruan sot Koha ditore.

“Hashim Thaçi është tejet i popullarizuar në luginën e Drenicës… Pas karrierës ushtarake, ai hyri në politikë dhe tani është lider i PDK-së dhe besohet se qëndron prapa frikësimit të anëtarëve të LDK-së dhe Ibrahim Rugovës”, shkruan në këtë dokument. Sami Lushtaku përshkruhet si njëri që ka detyruar biznesmenët t’i paguajnë haraç, shkruan koha ditore.

Numri dy i PDK-së për shumë vjet ka qenë Fatmir Limaj. Si i tillë dhe me më shumë ndikim përmendet edhe në dosjet e NATO-s prej kohës kur ai ishte zëvendësministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme. Ministër aso kohe ishte Azem Syla. NATO-ja thotë se Fatmir Limaj ka lidhje dhe raporte të mira me Shërbimin Informativ të Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button