fbpx

RMV, takim i grupit të punës për eurointegrime, dakordohen aktivitete të rëndësishme për të dy vendet

Delegacioni qeveritar i Maqedonisë së Veriut i përbërë nga zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministrja e angazhuar për politika për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti dhe drejtori i përgjithshëm i Postave të Maqedonisë së Veriut Jani Makraduli, sot në Sofje, kishin takim produktiv me kolegët nga Qeveria bullgare, në të cilin kanë diskutuar për aktivitetet rrjedhëse dhe të ardhshme të përbashkëta në pjesën e qeverisjes së mirë, mjedisit jetësor, transformimit digjital dhe qeverisjes së të drejtës, njofton Portalb.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, siç njoftuan nga Sekretariati për çështje evropiane, në fillim të takimit e ka theksuar kënaqësinë nga komunikimi i deritanishëm me kolegët bullgarë. Ka theksuar se pret propozime dhe ide të cilat do të japin rezultate konkrete, nga dobia dhe për qytetarët nga të dyja e kufirit dhe për procesin tonë eurointegrues.

“Komunikimi i drejtpërdrejtë dhe bashkëpunimi sektorial është mënyrë e shkëlqyeshme për thellim të marrëdhënieve. bashkëpunimi përmes këmbimit të përvojave dhe praktikave të mira në sferat kyçe për procesin tonë eurointegrues, si qeverisja e të drejtës, agjenda e gjelbër dhe transformimi digjital, të cilët për ne janë me rëndësi të jashtëzakonshme. Për këtë arsye pres projekte të cilët do të jenë vlerë e shtuar në zbatimin e reformave”, ka thënë zëvendëskryeministri Mariçiq.

Në diskutimin për politikat për qeverisje të mirë, zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska dhe kolegia e saj bullgare Kalina Konstantinova e kanë përshëndetur fillimin e shkëlqyeshëm të bashkëpunimit në këtë sferë të gjerë.

Gërkovska ka shprehur falënderim deri te pala bullgare për transmetimin e përvojave nga Programi operativ për qeverisje të mirë, i cili hap sferë të gjerë për bashkëpunim midis dy vendeve në afat të mesëm dhe të gjatë.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aliti, së bashku me kolegun e tij bullgar Bozhidar Bozhanov, ministër i Menaxhimit Elektronik i Republikës së Bullgarisë, janë dakorduar që në kohë të caktuar kohore të dy institucionet të fillojnë të bashkëounojnë dhe të këmbejnë përvoja me qëllim që të zhvillojmë shërbimet elektronike ndërkufitare dhe njohje e përbashkët e shërbimeve të besueshme dhe identifikim elektronik.

Ministri Nuredini ka potencuar s eme nënshkrimin e Programit konfirmohen angazhimet e përbashkëta për përmirësim të bashkëpunimit bilateral midis të dy shteteve përmes zbatimit të aktiviteteve konkrete për mbrojtje më cilësore të mjedisit jetësor dhe përfshirje aktive në realizimin e iniciativave të përbashkëta.

Duke i ndjekur angazhimet e të dy qeverive, për dinamikë të rritur të bashkëpunimit dhe implementimit të projekteve të përbashkëta, drejtorët e të dy drejtorive postare, kanë nënshkruar Memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim të postave Postave bullgare EAD dhe SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, me ç’rast hapet një faqe e re në marrëdhëniet midis dy drejtorive postare. Aktivitetet që do të dalin nga ky Memorandum, në të ardhmen, edhe qytetarëve dhe biznes komunitetit, do t’u sigurojnë shërbime postare më cilësore dhe më efikase.

Takimi i ardhshëm i grupit të punës për bashkëpunim evropian – tranzicion të gjelbër, transformim digjital dhe qeverisje të së drejtës do të mbahet në fillim të prillit në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button