Arsovska: Salla Universale po ndërtohet dhe do të korrigjohen të gjithë gabimet

Projekti për Sallën Universale nuk është ndërprerë edhe pse dikush kështu dëshiron ta profilojë në opinion, përkundrazi projekti po vazhdon vetëm se po gjindet mënyrë që kjo të realizohet me zgjidhje të sigurtë e cila është në interes të qytetarëve për të cilët dukshëm se më parë nuk është mbajtur llogari, deklaroi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, njofton Portalb.

“Për dinamikën e ngadalësuar nuk jam fajtore unë, por udhëheqësia paraprake e cila ka qenë e njoftuar për gabimet të cilat janë bërë. Unë e ftova në takim ministren e Kulturës që t’i ballafaqojmë faktet dhe argumentet. Ajo nuk iu përgjigj ftesës dhe vendosi që të dalë para Sallës Universale dhe më sulmoi duke përhapur të pavërteta. Unë e kisha të patjetërsueshme të mbrohem sepse opinioni i meriton të gjithë fakte, e jo vetëm të dhëna të pjesërishme. Edhe një herë potencojë se Salla Universale vazhdon të ndërtohet”, tha Arsovska në një prononcim për Televizionin Telma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button