Titulli i 10-të për Realin, apo historia për Atleticon?

Si rrallë herë më parë, në një finale të Ligës së Kampionëve do të kemi dy skuadra nga i njëjti qytet. Një gjë është e sigurt, trofeu i Ligës së Kampionëve do të shkojë në Madrid, por ende nuk dihet se cilët do ta fitojnë atë, ‘Los Colchoneros’, apo ‘Los Blancos’. Atletico dhe Real Madrid do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në finalen e Lisbonës.

Si njëra ashtu edhe tjetra skuadër gjatë rrugëtimit të tyre për në finale, u përballën me kundërshtarë të fortë duke i eliminuar ata.

Skuadra e Diego Simeones, fillimisht u takua me Milanin për ta eliminuar pa problem, ndërsa sa i përket Chelseas, vetëm në ndeshjen e dytë
në ‘Stamford Birdge’, arriti t’i jap leksion duke e mposhtur me rezultat 3:1.

Ndërkohë Real Madrid, kishte punë me dy gjigantët gjerman, Borussian e Dortmundit dhe kampionin aktual Bayern Munich.
Në të dyja sfidat Reali arriti të jetë superiore ndaj Bayernit, dhe me plot meritë arriti në finalen e madhe të Lisbonës.

Trajneri i Atleticos, argjentinasi Diego Simeone, ka deklaruar se janë gati për këtë finale të madhe dhe se duhet të kenë kujdes të madhë nga fqinjët e tyre.

“Reali të tremb, ndërron apo jo skemë. Ançeloti është një teknik i madh, mbështetet te kampionë të mëdhenj, ndaj ne duhet ta përgatisim sa më mirë këtë sfidë”, deklaroi Simeone, duke shtuar se në këtë takim do të hyjnë me të vetmin qëllim fitoren.

“Ne jemi të vetëdishëm se çfarë rasti na ka ardhur. Jemi përgatitur shumë për këtë finale dhe natyrishtë që e dëshirojmë trofeun me çdo kushtë. Do të jetë finale madhështore”, përfundoi trajneri argjentinas.

Lajme të ngjashme

Back to top button