Protesta në gjithë Shqipërinë kundër rritjes së çmimeve

Protesta kundër rritjes së çmimeve janë duke u zhvilluar paralelisht në disa qytete të Shqipërisë pasditen e së enjtes, raporton EN. Për të dytën ditë me radhë, qindra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera bazë.

Me pankarta në duar, ata kanë bërë thirrje për uljen e disa taksave që përfshihen në çmimin e karburantit në mënyrë që t’u lehtësohet kostoja e jetesës.

Një protestë kundër rritjes së çmimit të naftës është zhvilluar edhe në Devoll. Fermerë, anëtarë të PD dhe qytetarë shprehen se qeveria duhet të ulë çmimin e karburantit pasi është i papërballueshëm dhe po fundos fermerët edhe më keq nga sa janë.

Qytetarë të shumtë u mblodhën edhe në Shkodër. Ata kërkuan nga qeveria të merren masa përballë kësaj situate që vështirëson edhe më shumë jetën e qytetarëve.

Thirrja për protestë është përkrahur edhe nga qytetarë të Durrësit, të cilët janë grumbulluar pranë stacionit të trenit, duke bllokuar hyrjen për në qytet. Dhjetëra qytetarë kanë qëndruar përreth një orë në pankarta në duar, duke protestuar për çmimet e larta.

Edhe fermerët e Myzeqesë janë grumbulluar në rreth-rrotullimin e Plugut, të revoltuar për çmimet e larta kryesisht të karburantit dhe lëndëve të para që përdorin në bujqësi.

Bllokimi të rrugëve nuk i ka shpëtuar as Rruga e Kombit, ku disa qytetarë kanë fikur makinat në shenjë proteste, duke ndërprerë qarkullimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button