RMV, pesë prokurorët për krim të organizuar nuk u zgjodhën sërish, një anëtar ka ardhur “në punë”, por nuk erdhi në seancë

Për arsye të panjohura për presidentin Antonio Jolevski, pothuajse gjysma e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë nuk mori pjesë në seancën e sotme, që ishte caktuar javën e kaluar, pikërisht kur duhej të zgjidheshin pesë prokurorët për krim të organizuar dhe korrupsion, në ekipin e Vilma Ruskovskës, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Derisa Jolevski me nervozizëm shkonte t’i kërkojë të munguarit nëpër zyra, me kolegët e pranishëm komentoi se një nga anëtarët, i cili nuk ishte aty për seancë, e ka parë sot në mëngjes duke hyrë te dera hyrëse.

Kontroversa kishte edhe me rastin e përzgjedhjes së fundit të madhe të prokurorëve për krim të organizuar, veçanërisht për përzgjedhjen e prokurorëve për Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup.

Në atë kohë, për shkak të pandemisë dhe dhomës së vogël në Këshill, gazetarët arritën që procesi të transmetohej drejtpërdrejtë nëpërmjet agjencisë AIM. Në atë rast u pa qartë  se shumica e kandidatëve të përzgjedhur ishin emra të caktuar më parë, sepse për dallim nga diskutimet në Këshillin Gjyqësor gjatë përzgjedhjes së gjyqtarëve, nuk kishte asnjë shpjegim as pse u zgjodh dikush atë ditë as pse nuk u zgjodh.

Kësaj radhe anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë nuk e pranuan idenë për transmetim të drejtpërdrejtë. I pyetur nga një gazetar, Jolevski tha se për këtë nuk vendos vetëm ai, por këshilli kolektivisht.

Sot kishin ardhur rreth 12 gazetarë dhe kameramanë. Menjëherë na thanë të zgjidhnim “cilët dy apo tre të hynë për shkak se dhoma brenda është shumë e vogël dhe nuk ka kushte që të gjithë të marrin pjesë”. Opsioni ishte që gazetarët e tjerë të dëgjonin nga korridori.

Ka disa javë tashmë, që prokurorët nga krimi i organizuar, të cilëve u ka skaduar mandati, në aktakuzat e tyre, gjegjësisht procese gjyqësore, vinë vetëm si përcjellës të kolegëve, të cilët kanë mandat aktual dhe tashmë i kanë marrë lëndët e tyre. Disa nga këta prokurorë me mandat të skaduar kanë paraqitur kandidaturë sërish dhe sot duhet të dihej se ku vazhdojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button