Simeone: Finale unike ndaj më të mirëve

Nëse dilemat e tifozëve të Atleticos së Madridit përsa i përket prezencës në fushë të Diego Costës dhe Arda Turan në finalen e Champions League pritej të merrnin një zgjidhje pas konferencës për shtyp të trajnerit Diego Simeone nuk ndodhi aspak kështu.

Numri 1 i stolit të Los Colchoneros theksoi se ai ai sëbashku me stafin mjeksor do të vendosin vetëm pak përpara fillimit të sfidës nëse do ti hedhë në tapetin e gjelbër të Estadio Da Luz dy yjet e skuadrës, transmeton Supersport.

“Jemi në gjendje të mirë. Po përpiqemi ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Diego Costa dhe Arda Turan? Nuk e dimë ende nëse mund të luajnë . Po e vlerësojmë gjëndjen e tyre, të enjten të dy u stërvitën mirë. Do të shohim se në cfarë forme do të jenë dhe do të vendosim vetëm pak përpara ndeshjes.Gjithcka do të varet nga ata vetë por edhe nga ajo që do të vendosin mjekët”.

I pyetur nëse kjo sfidë mund të jetë e ngjashme me ato paraardhëse El Cholo u përgjigj në këtë mënyrë.

“Kjo do të jetë një ndeshje e ndryshme nga ato që kemi luajtur deri tani. Gjysëm-orëshi I parë do të jetë celësi I kësaj sfide. Mbi të gjitha në 30-minutat e para do të vihet re se kush do të jetë zoti i mesfushës, pasi sipas mendimit do të jetë ky repart që do të bëjë diferencën në këtë finale”.

Në fund një mendim i Simeones për kundërshtarin.

“E dimë shumë mirë që do të kemi përballë një ekip që është rritur shumë që nga fillimi i sezonit. Ata kanë një trajner të madh në skuadër por janë edhe klubi më fitues në Botë. Kjo finale është dicka unike për ne, dhe përballë një skuadre të madhe si Reali do të luajmë me përulësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button