Hungaria për herë të parë zgjodhi një grua për presidente

Parlamenti hungarez zgjodhi sot Katalin Novak, një aleate e ngushtë e kryeministrit Viktor Orban, si presidenten e parë grua të shtetit anëtar të Bashkimit Evropian (BE), transmeton REL.

Novak, e cila së fundmi shërbeu si ministre për politikën familjare, e portretizoi zgjedhjen e saj si një fitore për gratë.

Ajo u zgjodh në këtë pozitë kryesisht ceremoniale, me 137 vota për dhe 51 kundër në parlamentin e dominuar nga partia e djathtë e kryeministrit Viktor Orban.

“Ne gratë rritim fëmijë, kujdesemi për të sëmurët, gatuajmë, bëjmë punën e dy njerëzve nëse është e nevojshme, fitojmë para, mësojmë, fitojmë çmime Nobel, pastrojmë dritaret”, tha Novak gjatë fjalimit para se të votohej.

“Ne e dimë fuqinë e fjalëve, por mund të heshtim dhe të dëgjojmë nëse duhet, dhe të mbrojmë familjet tona”, tha 44-vjeçarja.

Më herët ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto të saj, bashkëshortit dhe tre fëmijëve, duke thënë se “për mua do të thotë shumë që familja ime është këtu me mua”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button