Kuleba dhe Lavrov ranë dakord të vazhdojnë punën për zgjidhjen e krizës humanitare në Ukrainë

Pas raundit të fundit të bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë sot në Antali, me iniciativën e Turqisë, ministrat e Jashtëm të dy vendeve, Dmitro Kuleba dhe Sergej Lavrov, ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet për të dyja palët për zgjidhjen e çështjeve humanitare në Ukrainë, pas pushtimit dyjavor rus të Ukrainës, transmeton BBC.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba theksoi se të dy palët kishin rënë dakord të vazhdonin përpjekjet për zgjidhjen e çështjeve humanitare dhe tha se ai ishte i gatshëm të takohej përsëri “në të njëjtin format, nëse ka një perspektivë diskutimi thelbësor dhe kërkimin e zgjidhjeve”.

“Jam i gatshëm të vazhdoj këtë angazhim me synimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, për të ndalur vuajtjet e civilëve ukrainas dhe për të çliruar territoret tona nga forcat pushtuese ruse”, tha ai.

Ministri i Jashtëm rus konfirmoi nga Antalia se me iniciativën e, siç tha, “miqve tanë turq” janë çështjet më të diskutuara humanitare. Sergei Lavrov konfirmoi pretendimet e Rusisë se “civilët po mbahen peng” nga “të ashtuquajturat forca të mbrojtjes territoriale”, por tha se Rusia vazhdon të mbajë korridoret humanitare për civilët.

Pas konferencës për shtyp, ministri i Jashtëm ukrainas tha se dy gjëra duhet të jenë prioritet: organizimi i një korridori humanitar nga Mariupol dhe arritja e një armëpushimi 24-orësh. Kuleba tha se shpresonte se Lavrov do të komunikonte me vendimmarrësit e Kremlinit për ta bërë funksional korridorin humanitar të Mariupolit.

Ministria e Jashtme e Rusisë, ndërkohë, tha se vendi ishte larguar nga Këshilli i Evropës, një grup udhëheqës i të drejtave të njeriut. Në një deklaratë me shkrim, ministria tha se vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s ishin “armiqësore ndaj Rusisë”, duke i akuzuar ata për abuzim me shumicën e tyre në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

“Këto vende vazhdojnë politikën e tyre të shkatërrimit të Këshillit të Evropës dhe hapësirës së përbashkët humanitare dhe ligjore në Evropë,” tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

Këshilli i Evropës është organi më i vjetër politik panevropian, që synon të mbrojë të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës në të gjithë kontinentin. Këshilli i Evropës u krijua në vitin 1949, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e njëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dymbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e trembëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katërmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button