Rezidenca e BE-së mirëpriti ekspozitën e re artistike për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane

Ambasadori David Geer, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe zonja e Parë Elizabeta Gjorgjievska sot  hapën ekspozitën “Tigrat rozë e Hardhucat e Arta dhe Gjithçka Tjetër” në rezidencën e BE-së, transmeton Portalb.mk.

Tema kryesore e ekspozitës është parandalimi i shkatërrimit të biodiversitetit, i cili është midis objektivave thelbësorë të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.

Artistët, të përzgjedhur nga Galeria Akanthus e Shkupit, patën mundësinë të shprehin në mënyrë artistike shqetësimet e tyre mjedisore, të frymëzuar nga Marrëveshja e Gjelbër Evropiane.

Vana Urosheviq dhe Zoran Todoviç, Velimir Zhernovski, Maja Kirovska, Nenad Tonkin dhe Ozbek Ayvaz, krijuan vepra unike artistike që do të shërbejnë si ushqim për reflektim në debatet interaktive që do të organizojë Delegacioni i BE-së në tre muajt e ardhshëm

. Punëtoritë do të ofrojnë një forum për diskutim në lidhje me çështjet më të rëndësishme si Marrëveshjen e Gjelbër në Maqedoninë e Veriut dhe zgjidhjet e mundshme. Debatet do të përfshijnë audienca të ndryshme si fëmijët, studentët, shoqërinë civile, autoritetet dhe akademinë.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 20 maj 2022. Për të vizituar ekspozitën rezervoni vizitën tuaj gratis – pa pagesë nëpërmjet faqes në Facebook ‘EU za Kultura’.

Ndryshe, ekspozita është pjesë e fushatës së Marrëveshjes së Gjelbër të cilën delegacioni i BE e nisi në nëntorin e kaluar duke bërë thirrje për një angazhim të fuqishëm politik dhe veprim të menjëhershëm në të gjitha nivelet në ballafaqimin me ndryshimet klimatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button