Janakieski u dënua me dy vjet burgim me kusht për autobusë kinezë, Janushev nuk e pranoi fajin

Ish-ministri Mile Janakieski sot është dënuar me dy vjet burgim me kusht në rastin “Dizajn”, gjegjësisht për blerjen e 202 autobusëve dykatësh kinezë, konfirmojnë për “Fokus” nga Gjykata Penale, transmeton Portalb.mk.

Janakieski dënimin me kusht e mori pasi paraprakisht e kishte pranuar fajin, ndërsa i njëjti dënim u shqiptua edhe për dy të akuzuarit tjerë, anëtarë të Komisionit për Prokurim Publik.

Në këtë rast është i akuzuar edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, i cili do të vazhdojë të gjykohet, pasi nuk e ka pranuar fajin dhe ka deklaruar se nuk e kupton akuzën e ngritur ndaj tij. Ai akuzohet si anëtar i Komisionit për Prokurim Publik në Qytetin e Shkupit.

Rastin e ka hapur ish-PSP-ja, ndërsa hetimin e ka udhëhequr prokurorja Lile Stefanova.

Pas tri procedurave të pasuksesshme për prokurimin e autobusëve dykatësh të zhvilluara gjatë vitit 2008 dhe 2009, në shkurt të vitit 2010 është zhvilluar një procedurë e re e prokurimit publik. Gjatë hapjes dhe shqyrtimit të ofertave të dorëzuara pas shpalljes publike për prokurimin e 200 autobusëve të tipit të mbyllur dhe dy autobusëve të tipit të hapur, të akuzuarit S.F.P. (47) si kryetar dhe I.J.(36) dhe J.J.A.(62) si anëtarë të Komisionit për kryerjen e prokurimit publik të autobusëve dykatësh për NTP Shkup, në marrëveshje me të pandehurin e parë M.J.(43), kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik dhe ka favorizuar një operator ekonomik i cili deri në ditën e hapjes së ofertave nuk kishte dorëzuar garanci bankare për ofertën dhe certifikatën e cilësisë ISO 9001:2000 siç parashihet në dokumentacionin e tenderit.

Komisioni, në vend që ta refuzojë ofertën si të paplotë, kishte vazhduar procedurën dhe kishte kryer vlerësim në dy ofertat e dorëzuara. Edhe pse oferta e operatorit ekonomik nga Republika e Bullgarisë ishte për 4.772.920 euro më e ulët, Komisioni përzgjodhi operatorin ekonomik nga Kina dhe i propozoi të akuzuarit të parë që të lidhte marrëveshje me të, sqaruan nga Prokuroria.

PSP në vitin 2018 hapi lëndë të re edhe për furnizimin e 202 autobusëve dykatësh, dëm nga buxheti prej 5.000.000 eurove

Me urdhër për zbatimin e procedurës hetimore në rastin “Dizajn”, që e hapi sonte Prokuroria Speciale e Maqedonisë janë përfshirë katër persona zyrtarë për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale Keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit prej nenit 353 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të RM-së.

Ekziston dyshimi se në periudhën prej vitit 2009 dhe vitit 2010, i dyshuari Mile Janakieski si ministër i Transportit dhe Lidhjeve, e dyshuara Snezhana Filipovska Pavleska si kryetare e Komisionit për zbatimin e furnizimeve publike, ndërsa të dyshuarit Igor Janushev dhe Julia Jankullovska Atanasova, si anëtarë të komisionit për zbatimin e furnizimeve publike, të autobusëve dykatësh për Qytetin e Shkupit, të formuar prej ministrisë, i kanë shfrytëzuar pozitat e tyre zyrtare dhe autorizimet dhe për operatorin ekonomik Jutong nga Kina kanë bërë autorizim të paligjshëm – favorizim në procedurë dhe kontraktimin e marrëveshjes për furnizimin e 202 autobusëve dykatësh, duke i shkaktuar dëm buxhetit të RM-së, në shumë prej 5.000.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button