Debat publik në UT: Ndikimi i partive euroskeptike ndryshon në varësi të skenës politike kombëtare përkatëse

Ekspertë të politikave evropiane nga shtetet e Bashkimit Evropian u tubuan sot në Universitetin e Tetovës ku diskutuan mbi iliberalizmin dhe euroskepticizmin në Evropë viteve të fundit në mes grupeve të ndryshme shoqërore. Nga ku u theksua se ndikimi i partive euroskeptike ndryshon në varësi të skenës politike kombëtare përkatëse, si brenda BE-së po ashtu edhe jashtë, transmeton Portalb.mk.

Qendra për Strategji Evropiane, Eurothink që organizuan këtë ngjarje njoftojnë se ekziston larmi e konsiderueshme ideologjike e diskurseve euroskeptike dhe joliberale nga ato të vështira në ato të buta, të cilat mund të vërehen.

Dekani i Fakultetit Juridik në UT, Qebir Avziu u shpreh se pas luftës në Ukrainë, populli evropian është më i bashkuar se kurrë më parë.

Drejtori ekzekutiv i Eurothink, Dimitar Nikolovski duke folur për projektin dhe hulumtimet që janë bërë tha se qëllimi kryesor ishte trajtimi i narrativeve iliberale dhe euroskeptike Brenda BE-së dhe jashtë saj ku produktet ishin 4 përmbledhje të politikave kombëtare dhe një studim krahasues. Ndërkaq rezultati përfundimtar doli të jenë rrjetet me njohuri për të kundërshtuar tregimet iliberale euroskeptike.

Nga këtu, u prezantuan edhe gjetjet për katër shtetet pjesëmarrëse edhe atë:

  • Slloveni: Prof. Dr. Marko Lovec dhe Prof. Dr. Faris Kocan nga Universiteti i Lubjanës,
  • Poloni: Adam Blacer dhe Daniel Gleichwicht nga Kolegji i Evropës Lindore,
  • Itali: Aleksandr Shishov  nga Shkolla Normale Superiose dhe Bendetta Carlotti nga Universiteti i Bolanzës
  • Maqedoni  e Veriut: Doc. Dr. Gjeraqina Leka nga Universiteti i Tetovës.

Të gjithë në një formë apo tjetër u ndalën edhe te ngjarjet e fundit në Ukrainë si një nga ndodhitë më të errëta të Evropës viteve të fundit dhe ndikimet e saj në këtë të fundit.

Siç njoftojnë nga Eurothink, dallime të konsiderueshme në variantet lokale të euroskepticizmit dhe iliberalizmit ekzistojnë gjithashtu në mes dhe brenda vendeve evropiane. Për rrjedhojë, forcat politike euroskeptike përpiqen të krijojnë bashkëpunim të përhershëm duke gjetur gjuhën e përbashkët. Në të njëjtën kohë, ata përballen me sfida të rënda në tejkalimin e divergjencave themelore lidhur me çështjet thelbësore. Për më tepër, ndikimi i partive euroskeptike ndryshon në varësi të skenës politike kombëtare përkatëse.

Ndryshe, ky debat publik u organizua në kuadër të projektit “Trajtimi i Narrativave Joliberale/Euroskeptike nga Poshtë” i mbështetur nga programi i BE-së “Evropa për qytetarët”. Ndërsa pas debatit u mbajt punëtori mbi temën “Narrativat Euroskeptike dhe Kundër-narrativat”  nga Prof. Dr. Paolo Graziano- Universiteti Padova, Itali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button