RMV, prokurimet për kovid-19 të mbushura me rrezik të lartë korrupsioni

Qendra për komunikime civile publikoi raportin për prokurimin publik për mbrojtje nga kovid-19 i përgatitur në bazë të monitorimit të thelluar të 40 procedurave të prokurimit publik për mallra, shërbime dhe punë, kontratat e të cilave janë lidhur në gjysmën e parë të vitit 2021. Procedurat e monitoruara përfaqësojnë 38% të të gjithë tenderëve për kovid-19 në periudhën e monitorimit, ndërsa vlera e tyre prej 5.7 milionë euro është 36% e vlerës së të gjithë tenderëve për kovid-19 në periudhën e analizuar, transmeton Portalb.mk.

Monitorimi i Qendrës për Komunikime Civile ka detektuar problemet dhe rreziqet kryesore të korrupsionit:

Edhe në vitin 2021, prokurimet publike lidhur me kovid-19 ishin të mbushura me probleme dhe rreziqe korrupsioni, megjithëse pas institucioneve qëndron një vit përvojë i tërë krize siç ishte viti 2020. Edhe pse kanë prokuruar të njëjtat mallra, shërbime dhe punë – mungon uniformiteti ndërmjet institucioneve në përshkrimet e artikujve të prokurimit, që është rasti edhe me institucione me nevoja të njëjta ose të ngjashme (klinika, qendra COVID, etj.)

Çmimet e mallrave të blera janë më të larta ku ka pasur vetëm një ofertë ose ka mbetur vetëm një ofertë pas përjashtimit të të tjerave në fazën e vlerësimit.

Kështu, në blerjen e dorezave, ku ka pasur konkurrencë, dorezat kanë kushtuar 2,43 denarë, ndërsa në tenderët në të cilët është pranuar vetëm një ofertë, dorezat kanë arritur çmimin prej 11,21 denarë, thuhet në analizën e Qendrës për Komunikim Civil.

Më shpesh nuk ka ekzistuar varësi ndërmjet çmimit dhe sasisë së produkteve të blera në kuptimin që për një sasi më të madhe të arrihet çmime më të ulëta dhe anasjelltas. Kështu janë blerë 5000 maska ​​respiratore N95 me çmim prej 9,73 denarë dhe 60.000 maska ​​të tilla me çmim prej 41 denarë.

Vlerat e parashikuara të prokurimit kanë qenë shpesh disa herë më të larta se çmimet e marra në tenderë ose çmimet e tregut, gjë që tregonte planifikim joreal të prokurimit, i cili vlerësohet si i rrezikshëm nëse ka hapësirë ​​të qëllimshme për lidhjen e kontratave me çmime joreale të larta, me çka do të ketë edhe para të mjaftueshme për korrupsion.

Në asnjë nga procedurat e monitoruara të prokurimit publik nuk është respektuar detyrimi ligjor për shpjegimin e detajuar të nevojës për prokurim, në kuptim të shpjegimit se pse institucionit i nevojiten cilësitë dhe sasitë konkrete të subjektit të prokurimit.

Në disa tenderë, elementë diskriminues fshiheshin pikërisht në përshkrimet e detajuara dhe të gjera të subjektit të prokurimit, ndonëse standardi që e theksojnë në vetvete i përfshin sigurisht të gjitha ato veçori.

20% të tenderëve janë përjashtuar ofertat, në të cilat nga gjithsej 93 ofertues janë përjashtuar 26, gjegjësisht 28%.

“Në pjesën e realizimit të kontratave të prokurimit publik fokusi vendoset në aspektin materialo-financiar, e aq më pak në cilësinë e artikujve të prokurimit të pranuar. Janë vërejtur raste edhe të prokurimeve në sasi dukshëm më të larta se sa ishte planifikuar”, thuhet më tej në raportin për prokurim publik të Qendrës për Komunikim Civil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button