Propagandë: Aktorët serbë portretizohen si heronj të luftës në luftën e Ukrainës

Përdorimi i veprave serbe dhe jugosllave të destinuara për ekranin e madh dhe të vogël, është një nga truket propagandistike më tronditëse në betejën paralele për Ukrainën. Temën e hap BBC-ja, mediat serbe, e më pas edhe mediat vendase, shkruan Vërtetmatësi.

Shkruan: Ljubomir Kostovski

Siç njofton burimi jonë i lajmeve, në propagandën e luftës në Ukrainë realisht nuk ka fund. Është një përdorim i dukshëm i sekuencave nga filmat dhe serialet televizive për të paraqitur “luftëtarët e guximshëm” në situata të ndryshme aksioni, dhe në dy raste “oficerët e këqij rusë” që gjoja shijojnë djegien e fshatrave të Ukrainës duke pirë birrë!

Postimi në foton e mëposhtme (tweet-i ndërkohë është fshirë) shkon me legjendë: “Ushtarët pushtues rusë pinë birrë pasi i vunë zjarrin fshatit. Qytetërimi evropian po zhduket në flakë!”. Në fakt bëhet fjalë për një sekuencë nga filmi “Fshatrat e bukur, digjen bukur”, dhe aktori kryesor nuk është askush tjetër veç Dragan Bjelogrliq.

Ky film nuk është aspak i zakonshëm. Kujtojmë – ai u nominua për Oscar (1996) për filmin më të mirë joanglisht dhe konsiderohet si një nga veprat kulte të kinematografisë serbe. Është incizuar në vitin 1996 dhe tregon historinë e një lufte të përgjakshme në Bosnje (1992). Filmi mbi të gjitha ka një mesazh kundër luftës dhe në këtë rast është keqpërdorur për qëllime propagandistike.

Por kjo nuk është e gjitha. Për qëllime propagandistike janë përdorur edhe pamjet e filmit “Небесна јадица” me Nikolla Kojon, i cili qëndron përballë një dritareje të hapur me ndërtesa të prishura pas saj. Filmi, ndryshe ka të bëjë me bombardimin e Beogradit në vitin 1999, ndërsa vepra gjithashtu është nominuar për Oscar (2000) në kategorinë e veprave nga një zonë jo angleze. Megjithatë, në mesazhet propagandistike në Twitter, Koljo portretizohet si një hero nga Ukraina, gjegjësisht gjeneral rreshter Nikolai Kojçenko i cili “shikon nga dritarja Kievin e rrënuar”.

Për propagandë është përdorur edhe personazhi i aktorit Nenad Okanoviq (në vendin tonë i njohur nga seriali – “Fshati digjet, plaka krihet”), i cili paraqitet si hero i rezistencës në Ukrainë. Një foto e aktorit serb është shpërndarë në Twitter së bashku me mesazhin:

Ky është një ushtar nga Ukraina që rrëzoi urën në Kharkov dhe vdiq heroikisht. Emri i tij është Oleksij Stepanenko Okanoviç

Lajmi për aktorët dhe veprat e përdorura serbë është transmetuar në fakt nga BBC në serbisht, pasi ky burim i njohur ka hasur në tweet-in e ish-deputetit austriak Leo Kolbauer, i cili ka shkruar se në foton e shfaqur nuk është hero ushtarak ukrainas, por aktori serb, Nenad Okanoviq.

Në grupin e “heronjve të luftës”, është përdorur edhe aktori serb Radosh Bajiq nga seriali “Fshati digjet, plaka krihet”, i cili është paraqitur si “Fantazma e Kievit”, i cili rrëzoi deri në 16 avionë luftarakë rusë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button