Britania vendosi sanksione ndaj Roman Abramoviç, duke ndaluar shitjen e Chelseas

Qeveria britanike ka vendosur sanksione edhe ndaj pronarit të Chelseas, Roman Abramoviç. Ai ishte në mesin e shtatë oligarkëve rusë, pasuritë dhe asetet e të cilëve janë ngrirë, transmeton Portalb.mk.

Ministria e financave e përshkroi Abramoviçin si oligark të afërt me Kremlinin dhe Vladimir Putinin. Abramoviç deri më tani ka mohuar të ketë lidhje të ngushta financiare me presidentin rus ose Kremlinin. Në listë, të sanksionuar u gjetën edhe Igor Seçin, Oleg Deripaska dhe Dmitri Lebedev.

Chelsea njëkohësisht mori leje speciale për të vazhduar me një sërë aktivitetesh të lidhura me futbollin, por shitja e klubit është ndërprerë. Menjëherë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Abramoviç njoftoi se do të shiste Chelsean.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button