Rritje dramatike e çmimeve të derivateve në RMV, për dy ditë dizeli u rrit për 18.5 denarë

Çmimi i derivateve në RMV vazhdon të rritet në mënyrë dramatike. Prej mesnate, çmimi i dizelit kushton 8.5 denarë më shtrenjtë për litër, ndërkaq benzinat 3.5 denarë. Nëse llogaritet edhe rritja e të martës, çmimi i dizelit është rritur për 18.5 denarë, ndërkaq benzinës për 9 denarë, njofton Portalb.mk.

Një litër dizel në RMV sot kushton 94 denarë ndërkaq një litër benzinë kushton 93, gjegjësisht 95 denarë. Vaji për djegie ekstra i lehtë kushton 90 denarë për litër, gazi 49.5 denarë, ndërkaq mazuti 59.2 denarë për kilogram.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp ka prezantuar 26 masa të cilat janë të ndara në dy kategori në mesin e të cilave është edhe heqja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, por edhe zvogëlimi i akcizës për derivatet prej 1810%. Sipas kësaj, dizeli do të ulet për 10.7 denarë, ndërkaq benzina për 11.5 denarë.

Kryeministri paralajmëroi se sot do të dërgohen para deputetëve ndryshimet e ligjeve të cilat janë të rëndësishme për zbatimin e masave të Qeverisë për zbutjen e krizës.

“Çmimi i naftës në 5 ditët e fundit po rritet nga 100 dollarë në ditë. Ne jemi vend që 100% importojmë naftë dhe derivate të naftës dhe pres që çmimi të vazhdojë të rritet”, tha Kovaçevski.

Sipas Komisionit Rregullator të Energjetikës, e cila e cakton çmimin e derivateve, arsyeja për rritjen e çmimeve është rritja e çmimeve në tregun botëror te benzina mesatarisht për 8,971% dhe dizelit 16,811%, por edhe për 1,078% kursit më të lartë të dollarit në krahasim me denarin.

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski dje tha se Komisioni ka përgatitur ndryshime të metodologjisë ekzistuese, me çka në kushte të rritjes dramatike ose rënies së çmimeve të derivateve të naftës në bursë mund të miratohet vendim çdo ditë, gjegjësisht nëse çmimi do të rritej ose zvogëlohet për më shumë se 2 denarë.

Rritja e naftës është duke u rritur vazhdimisht prej 24 shkurtit, kur Rusia e nisi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës.

Rritja e çmimit të naftës vjen si rezultat i sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë, i cili është prodhuesi i tretë më i madh në botë, pas SHBA-së dhe Arabisë Saudite. Nga rreth pesë milionë fuçi naftë bruto që eksporton çdo ditë Rusia, më shumë se gjysma e kësaj sasie shkon në Evropë.

SHBA-ja vendosi më 8 mars t’i ndalojë importin e naftës ruse, ndërkaq Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar se do t’i kufizojnë importet e naftës ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button