RMV, në mesnatë do të rriten çmimet e derivateve

Çmimi i dizelit prej sot në mesnatë do të rritet për 8.5 denarë, ndërkaq benzinave 3.5 denarë për litër, njofton Portalb.mk.

Dezeli do të kushtojë 94 denarë për litër, benzina EUROSUPER BS95 93 denarë për litër, benzina EUROSUPER 98 95 denarë për litër. Vaj për djegje ekstra i lehtë 90 denarë për litër.

Rritja enorme e çmimit të derivateve është si pasojë e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Dje, çmimi i benzinës u rrit rritur për 5.5 denarë, ndërkaq dizelit 10 denarë.

Për të zbutur goditjen Qeveria sot ka vendosur për ta ulur akcizën për derivatet dhe sipas kësaj, dizeli do të ulet për 10.7 denarë, ndërkaq benzina për 11.5 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button