Padi për 48 vjeçarin nga Tetova për shmangie të tatimit për 1 milionë euro, një pjesë të mallit në Çair e kishte dërguar

Padi për 48 vjeçarin nga Tetova në lidhje me shmangia e pagesës së tatimit, ashtu që vlerësohet që ka dëmtuar buxhetin shtetëror për 62 658 750 denarë. Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit deri në zbardhjen e rastit, transmeton Portalb.mk.

“Padi ndaj 48 vjeçarit nga Tetova për veprën penale – shmangie e pagesës së akcizës në bazë të nenit 279-b, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal”, bëjnë me dije nga Prokuroria Themelore Publike.

Ai si udhëheqës i një kompanie në Veles, gjatë vitit 2019 gjatë tregtisë së drithërave, duhanit dhe farërave, e kishte shmangur pagesën e akcizës së paraparë me nenit 8 dhe 10 nga Ligji për akciza. Ai dy dërgesat e duhanit të thatë në vlerë të përgjithshme prej 35.650 kilogram i kishte dërguar në hapësirat e magazinat në Çair.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button