Shipoviqit dhe të arrestuarve tjerë në rastin “Kryesuesi” u caktua arresti shtëpiak

Pas 8 muaj paraburgimi, të arrestuarve në gjyqin “Kryesuesi” iu caktua masa “arrest në shtëpi”. Tetë të akuzuarit, mes të cilëve edhe kryesuesi i Këshillit të Komunës Qendër, Miroslav Shipoviq, do të presin gjykimin e tyre në shtëpi. 

Masa e arrestit u ndryshua sot nga Gjykata Themelore Shkup 1, me arsyetimin se të akuzuarit nuk kanë precedentë penalë, nuk gjykohen njëkohësisht në procese të tjerë dhe janë shembullorë në sjellje. 

Seanca e radhës e gjyqit “Kryesuesi” do të mbahet më 27 maj të këtij viti. Miroslav Shipoviq dhe 7 të arrestuarit e tjerë ngarkohen nga Prokuroria me veprat penale “abuzim me detyrën” dhe “keqpërdorimfinanciar”. 

Shipoviq u arrestua në Vjenë, teksa kthehej në Maqedoni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndodhej për një vizitë private.

Lajme të ngjashme

Back to top button