Grida Duma nuk do të jetë nënkryetare e PD-së

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i nënkryetares së PD, raporton EN. Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook Duma kritikon ashpër kreun aktual të PD.

Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen kërkon nga të gjithë vendimmarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë, thotë Duma.

“Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimmarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domosdoshme për demokratët. Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë”, shkruan Duma në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button