Vendimet e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Qeveria sot zhvilloi seancën e 24-t ku janë marrë 26 masa në lidhje me ruajtjen e standardit jetësor dhe likuiditetin e kompanive, si dhe mbështetja financiare për subjekte juridike përmes Bankës për Zhvillim në RMV, transmeton Portalb.mk.

Deri më 31 maj do të jetë e ndaluar eksporti i vajit nga luledielli, ndërkohë është përcaktuar marzhe më i lartë i produkteve bazë dhe lista produkteve pa marzhe.

Ulja e TVSH-së për produktet ushqimore nga 5% në 0% nga prilli deri në qershor, ashtu që do të ketë ngrirje të marzhave tregtare për ushqimet njerëzore.

35 mijë qytetarë me gjendje jo të mirë sociale, gjatë tre muajve do të marrin nga 1 000 denarë kartela për blerjen e produkteve ushqimore, po aq mbështetje do të marrin edhe 326 840 pensionistë.

Ndërkohë do të ketë ndërprerje të tarifave doganore për produktet ushqimore, kurse programi për energjetikë për varfëri energjetike do të vazhdojë deri në korrik të vitit 2022, sikurse dhe subvencionimi i çmimit të ngrohjes qendrore. Në këtë sferë përfshihet edhe ulja e TVSH-së nga 18% në 10 % për lëndët djegëse.

26 masat e miratuara nga Qeveria, përfshihen edhe lehtësime dhe ulje e interesit gjatë marrjes së kredive.

Qeveria në listën e artikujve me marzhën e kufizuar të fitimit e futi bukën, vajin, miellin, mishin, sheqerin, qumështi dhe produktet e saj, orizi, shpageta, makarona dhe vezët.

Në këtë seancë u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pensionet dhe sigurimin invalidor, përmes së cilit do të sigurohet rritje e pensionit përmes metodologjisë së re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button