Punë të pakryera dhe regjistrim jo në kohë i blerjeve, janë disa nga parregullsitë e gjetura te Inspektorati

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer kontrolle te Inspektorati Shtetëror i Tregut, duke regjistruar edhe disa parregullsi, për çka ka paraqitur edhe disa rekomandime, transmeton Portalb.mk.

“Mungesa e procedurave të shkruara për sistemin e kontrolleve të brendshme në procesin e prokurimit dhe pagesave, moskryerja e detyrave të punës nga të punësuarit në masën dhe mënyrën e përcaktuar me aktet e sistematizimit, procedurat për PP janë zbatuar vetëm nga personi i angazhuar me kontratë, ndërsa për disa blerje nuk janë zbatuar procedurat”, deklarojnë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Revizioni gjithashtu theksoi që ka pasur evidentim të kontabilitetit jo në kohë i mjeteve të reja të blera dhe dobësi gjatë kryerjes së regjistrimit, për çka edhe rekomandoi evidentimin në kohë i mjeteve të blera dhe kryerja e regjistrimit në përputhje me ligjin.

“Rekomandohet për përgatitjen e procedurave të shkruara për lëvizjen e dokumentacionit financiar dhe verifikimin e dokumenteve të kontabilitetit për prokurimin e kryer të mallrave dhe shërbimeve, kryerja e detyrave të punës nga të punësuarit në sektorët në masën dhe mënyrën përcaktuar me aktet e sistematizimit”, deklarojnë nga Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button