Behrami në Inter, punë e kryer

Skuadra e Interit ka arritur marrëveshje me mesfushorin kosovar Valon Behrami.

Siç raportojnë mediat italiane mesfushori kosovar ka pranuar ofertën e Neroazzurrëve me pagë prej 1.8 milionë eurosh, dhe të vlefshme deri në vitin 2017.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Corriere dello Sport” dhe “football-italia” “Neroazzurrët” kanë arritur marrëveshje me Valon Behramin.

Tani, Interi duhet të marrin aprovimin e Napolit, Nerazzurrët dëshirojnë të ofrojnë 5-6 milionë derisa presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis kërkon 8 milion euro për reprezentuesin zviceran.

Lajme të ngjashme

Back to top button