RMV, u shfuqizua TVSH-ja për produktet ushqimore bazë, do të ulet akciza për derivatet

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp ka prezantuar 26 masa të cilat janë të ndara në dy kategori në mesin e të cilave është edhe zvogëlimi i TVHS-së, vendosja e marzhit, ulja e akcizës për derivate më të lira. Qeveria parashikoi edhe subvencionim për rrymë, por edhe vauçerë për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe pensionistët. Ka edhe kredi për investim të kompanive në projekte të cilat janë për efikasitet energjetik, për të cilat nuk do të paguhet kamatë, njofton Portalb.mk.

“Kemi miratuar pako prej 26 masave në dy kategori edhe atë për mbrojtjen e qytetarëve dhe likuiditetin kompanive. Nga 5 në 0% ulet TVSH-a e bukës, sheqerit, orizit, vezëve, mishit të freskët… Ngrihet marzhet e produkteve ushqimore bazë. Parashikojmë subvencione për kategoritë më të prekura me vlerë nga 1.000 denarë në muaj për tre muaj, për blerjen e ushqimeve bazë”, tha kryeministri.

Ai shtoi se do të shfuqizohen edhe harxhimet doganore për import të produkteve ushqimore bazë nga të gjitha vendet, a do të zbutet edhe goditja e çmimeve për rrymën.

“Zëri tatimor i autorizuar të cilin e vendosim do të vlejë deri më dhjetor. Me këtë metodologji do të ketë çmim më të ulët për shpenzuesit e vegjël dhe amvisëritë në lidhje me rrymën. Do të subvencionohen pensionistët për tre muaj, gjegjësisht me nga 3.000 denarë. Do të subvencionohet edhe më tej rryma, masa do të jetë aktive deri në qershor të vitit 2022. Po subvencionohet çmimi i energjisë termike. Financohen projektet për efikasitet energjetik të komunave, me çka do të ulet harxhimi në sektorin publik”, theksoi Kovaçevski.

Ai tha se do të ulet edhe zëri i TVSH-së nga 18 në 5% për një pjesë të derivateve. Me këtë do të ulet çmimi i energjensëve për qytetarët.

“E zvogëlojmë akcizën në bazë të çmimeve të bursës, me çka çmimi i energjensëve do të ulet për 4.3 denarë. Dizeli do të ulet për 10.7 denarë, ndërkaq benzina për 11.5 denarë”, theksoi Kovaçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button