Banka e Rusisë vendosi kufizime për paratë e gatshme

Banka e Rusisë prezantoi kufizime të përkohshme për operacionet me para të gatshme, njoftoi sot banka qendrore ruse përmes një deklarate, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Të gjitha fondet e klientëve në llogaritë dhe depozitat në valuta të huaja janë ruajtur dhe llogaritur në monedhën e depozitave. Klientët lejohen të tërheqin deri në 10 mijë dollarë amerikanë në para të gatshme ndërsa paratë tjera në rubla me kursin e këmbimit të tregut nga data e tërheqjes”, njoftoi Banka e Rusisë.

“Gjendja në gati 90 për qind të llogarive në valutë të huaj në bankat ruse nuk i kalojnë 10 mijë dollarë amerikanë, gjegjësisht 90 për qind e poseduesve të depozitave ose llogarive në valutë të huaj do të mund të marrin të gjitha fondet e tyre në para në valutë të huaj”, shton banka.

Procedura për tërheqjen e parave nga depozitat në valutë të huaj dhe llogaritë e qytetarëve do të jetë efektive deri më 9 shtator.

“Gjatë periudhës efektive të kësaj procedure të përkohshme, tërheqjet në kesh do të bëhen në dollarë amerikanë, pavarësisht vlerësimit të monedhës. Monedhat e tjera do të konvertohen në dollarë amerikanë me kursin e tregut në datën e tërheqjes”, theksoi banka.

“Valuta e huaj mund të tërhiqet në kasafortat e bankave”, thuhet në deklaratë.

“Qytetarët mund të vazhdojnë të ruajnë fonde në llogari ose depozita në valutë të huaj dhe klientët do të lejohen të hapin llogari dhe depozita të reja në valutë të huaj”, vuri në dukje Banka e Rusisë.

“Megjithatë, gjatë periudhës së procedurës së përkohshme për transaksionet në valutë të huaj, ata do të jenë në gjendje të tërheqin fonde vetëm në rubla me kursin e këmbimit të tregut që nga data e tërheqjes”, shton më tej.

Bankat ruse kanë filluar gjithashtu mbylljen e pikave të këmbimit valutor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button