Viktimë e sulmeve ruse mbi Ukrainë, e akuzuar në mënyrë të rreme si një ,,artiste e shtypit transatlantik”

Nuk është i vërtetë pretendimi në postim se kopertina e „De Morgen” është e rreme. Nuk është e vërtetë që bëhet fjalë për lajm të rremë, fotografi të rreme dhe „artistë” të rremë të shtypit transatlantik. Bëhet fjalë për fotografi reale të bëra në të njëjtën ditë kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë dhe goditi një ndërtesë banimi në Ukrainë në të cilën banonte mësuesja. BBC e konfirmoi këtë gjë me një kontrollim të fotografive, për të cilat zbuloi se janë bërë më 24 shkurt të vitit 2022 dhe jo në vitin 2018, shkruan Vërtetmatësi.

Рo recenzojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilin është ndarë një fotografi e faqes së parë të gazetës „DeMorgen“ (gazetë e cila botohet në Belgjikë). Në faqen e parë të të kësaj gazete, të botuar më datë 25 shkurt të vitit 2022 është fotografia e një gruaje me fytyrë të përgjakur, ndërsa titulli thotë „Luftë në Evropë“ (Oorlog in Europa).

Duke e ndarë këtë faqe në postimin të cilin po e recensojmë, autori i tij thotë:

28.02.2022. Lajme të rreme, fotografi të rreme dhe artistë të rremë – shtypi transatlantikShtyp i rremëPër fat të keq.

Për të kuptuar të gjitha detajet rreth kontekstit në të cilin është publikuar kjo fotografi, vlen të theksohet se në shumë media të huaja dhe vendase, si dhe në rrjetin social Twitter, përdoruesit pretendojnë se fotografia në fjalë në këtë postim në të vërtetë është e vjetër, e vitit 2018 dhe se e njëjta foto në mënyrë të rreme është paraqitur sikur daton nga pushtimi rus në Ukrainë.

Ky informacion u postua në të paktën dy profile të mediave në Facebook, por postimet u fshinë para se ta bënim këtë recenzion.

 

Çfarë ka ndodhur në të vërtetë?

Të enjten, më 24 shkurt të vitit 2022, një ndërtesë banimi në Ukrainë, në qytetin lindor të Ukrainës, Chuhuiv në rajonin e Kharkiv, u shkatërrua pasi Presidenti rus Vladimir Putin dha urdhër për pushtimin e Ukrainës. Në rrugë janë dëmtuar rëndë edhe shumë banesa të tjera, me xhama të thyer.

Agjencia Anadollia e publikoi këtë dhe fotografi të ngjashme nga sulmi. Fotografitë e sulmit u shfaqen edhe në BBC.

Në rrjetin social Twitter janë postuar edhe video të shkurtra të sulmit ndaj lagjes, në ditën e parë të pushtimit rus të Ukrainës.

Por pak pas publikimit  të fotografive të kësaj gruaje, e cila ka jetuar në një nga ndërtesat e goditura në Chuhuiv, u ngritën akuza se gruaja dhe fotot nuk ishin të reja, nuk ishin bërë gjatë pushtimit rus në Ukrainë, por se ishin bërë gjatë një shpërthimi të gazit në qytetin rus të Magnitogorsk, e që kishte ndodhur në vitin 2018.

Në këtë kontekst dhe në postimin që po e recenzojmë, autori pretendon se në mediat perëndimore po fotografohen artistë të rremë.

Mirëpo, në foton e cila është e vërtetë nuk shihet një aktore, por mësuesja ukrainase 52-vjeçare Olena Kurilo, e cila pasi u akuzua si aktore dhe se ka falsifikuar pamjen e përgjakshme nga sulmi në ndërtesë, i tregoi publikisht plagët e saj edhe në video material.

Video deklaratën e saj mund ta ndiqni në këtë link. 

Videoja me deklaratën e Olena Kurilos në të cilën ajo shpjegon se sulmi ka ndodhur me të vërtetë dhe plagët e saj janë reale, nuk është regjistruar në të njëjtën ditë me sulmin rus në Ukrainë, por më 28 shkurt. Kjo është arsyeja se pse ajo është e veshur ndryshe, dhe nuk ka fashë në ballin e saj.

Në këtë videо, ajo i tregon plagët që i ka poshtë fashave.

Për shkak të fakteve të lartëpërmendura vlerësojmë se  nuk është i vërtetë pretendimi në postimin të cilin po e recenzojmë se kopertina e De Morgen” është e rreme. Nuk është e vërtetë që bëhet fjalë për lajm të rremë, fotografi të rreme dhe artistë” të rremë të shtypit transatlantik. Bëhet fjalë për fotografi reale të bëra në të njëjtën ditë kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë dhe goditi një ndërtesë banimi në Ukrainë në të cilën banonte mësuesja. BBC e konfirmoi këtë gjë me një kontrollim të fotografive dhe  konfirmoi se janë bërë më 24 shkurt të vitit 2022 dhe jo në vitin 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button