Delegacioni i BE-së në Shkup, për herë të parë ndau çmimin “Gruaja e parë evropiane për vitin 2022”

Të martën, më 08 mars 2022, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Delegacioni i Bashkimit Evropian ndau çmimin për herë të parë për gruan evropiane të vitit. Çmimi është një aktivitet kryesor i të ashtuquajturit #TeamEurope i realizuar së bashku me SH.S.  Nives Tiganj, Ambasadore e Kroacisë, SH.S. Anke Holstein, Ambasadore e Gjermanisë, SH.T. Kristen Forsgren Bengtsson, Ambasadore e Suedisë, SH.S. Monica Axinte, Ambasadore e Rumanisë dhe SH.T. David Geer, Ambasador i Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.

Ilina Arsova u vlerësua si Gruaja Evropiane e Vitit për vitin 2022. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Hamamin e Daut Pashës në prani të ambasadorëve dhe zonjës së parë znj. Elizabeta Gjorgievska.

Pesë gra të shquara u nominuan për çmimin e parë Gruaja Evropiane e Vitit, i krijuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas sivjet:

  • Maja Mojsova Mijovska, Koordinatore Kombëtare për Transplantim
  • Ilina Arsova, Alpiniste
  • Dina Duma, Regjisore filmi dhe shkrimtare
  • Dita Starova Qerimi, Drejtoreshë e Galerisë Kombëtare
  • Natalija Burgieva, Themeluese e MaMa Organa.

Nominimet e tyre u prezantuan nga ambasadoret e Kroacisë, Gjermanisë, Suedisë, Rumanisë dhe Ambasadorit të BE-së përmes profilit në Facebook të Delegacionit të Bashkimit Evropian gjatë periudhës 23 – 27 shkurt.

“Shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Gruas duke nderuar pesë gra të jashtëzakonshme që kanë treguar se vetëm qielli është kufiri në ndjekjen e ëndrrave, në punën për të mirën e përbashkët. Historitë e tyre janë frymëzuese. Ato thyejnë paragjykimet. Ato vërtetojnë se gjinia nuk ka të bëjë fare me aftësinë. Dhe se kapaciteti dhe përkushtimi nuk kanë gjini”, deklaroi ambasadori David Geer.

Ilina Arsova u zgjodh Gruaja Evropiane e Vitit për vitin 2022 në bazë të reagimeve në Facebook të paraqitura gjatë periudhës 28 shkurt – 07 mars 2022. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Hamamin e Daut Pashës (fotot bashkangjitur).

Ambasadorja Holstein e prezantoi zonjën Arsova si alpiniste, aktiviste për mjedisin, luftëtare për të drejtat e grave dhe artiste, dhe mbi të gjitha një grua që shkëlqen në gjithçka që bën, duke bërë një ndryshim. “Më se e merituar të nderohet si gruaja evropiane e vitit!” – deklaroi ambasadorja Holstein.

Në video-inçizimin e saj si Gruaja Evropiane e Vitit për vitin 2022, zonja Arsova deklaroi se të gjitha të nominuarat kanë shkruar histori në një fushë të caktuar, e cila është shumë sfiduese dhe mjaft rraskapitëse. Ajo zbulon se të jesh një akullthyese nuk është aspak e lehtë, por në fund është shumë shpërblyese. Zonja Arsova u dërgoi një mesazh të gjitha grave dhe vajzave të reja se “asnjë ëndërr nuk është e paarritshme dhe asnjë qëllim nuk është i pamundur”.

Çmimi Evropian për Gratë e Vitit është plotësues i Çmimit Evropiani i Vitit, i cili është krijuar gjithashtu nga Delegacioni i Bashkimit Evropian (që nga viti 2019). Çmimi synon të rrisë ndërgjegjësimin për pengesat ekzistuese për barazinë gjinore duke u dhënë njohje grave që udhëheqin me shembull dhe kontribuojnë për ta bërë botën më të barabartë.

Çmimi për gruan evropiane të vitit nderon barazinë dhe mundësitë e barabarta si vlerë themelore të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button