Për dhjetë ditë zgjidhet problemi i pronave që pengojnë vazhdimin e “Bllagoja Toskës”, premtoi Kasami

Vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska” e pengojnë tre prona te të cilat nuk është bërë procesi i eksproprijimit. Kryetari i Komunës premtoi që brenda dhjetë ditëve do të përcaktohet kjo çështje dhe të hapet rruga që investitori të vazhdojë me punët. Bulevardi aktualisht është rregulluar deri te pjesa mbi Lumin “Shkumbin”, shkruan Portalb.mk.

Që të përfundojë ky projekt, duhet të rrënohen tre shtëpitë e fundit të cilat edhe pengojnë vazhdimin e punëve. Kryetari i Komunës, Bilall Kasami në emisionin Klan Debat tha se ish kryetarja Arifi për të marrë këtë projekt ka nënshkruar deklaratë të rrejshme që procesi i eksproprijimit është kryer.

“Unë kam tre pronarë të cilët një nga ata ka qenë në fazë të procesit gjyqësor. Ne tani e kemi marrë vendimin e Gjykatës së Apelit që është në favor të komunës. Kemi një tjetër që se ka nënshkruar marrëveshjen e eksproprijimit dhe një tjetër që kërkon më shumë për tokën dhe objektin që i merret. Pra së paku tre pronarë të cilët nuk janë pajtuar me vlerësimin e administratës komunale. Në anën tjetër kryetarja ka nënshkruar deklaratë para investitorëve që komuna e ka kryer procesin e eksproprijimit”, tha Bilall Kasami (minuta 1:05:00)

Ai njoftoi që kryesuesi i këshillit bashkë me administratën e komunës kanë pasur konsultim që në periudhë sa më të shpejtë të zgjidhet ky proces, brenda një jave apo 10 ditëve.

“Premtoj që brenda jo më shumë se dhjetë ditë do të përcaktohet, do definohet çështja eksproprijimit të këtyre tre pronave problematike dhe projekti do vazhdojë në bazë të dinamikës së paraparë”, premtoi Kasami.

Bulevardi “Bllagoja Toska”, 24 dhjetor 2021
Bulevardi “Bllagoja Toska”, 24 dhjetor 2021

Punët për vazhdimin e këtij Bulevardi prej rreth 460 metra, nga pjesa ndër spitalin deri te Shkolla Tekstile, filluan me 27 gusht të vitit të kaluar dhe duhej të përfundonin në afat prej 90 ditëve, por aty është punuar vetëm disa metra, vetëm deri te ura. Investitor në këtë projekt është Qeveria e RMV-së, ndërsa financohet nga TAV. Punimet në këtë Bulevard i realizon Kompania NB, kurse Komuna e Tetovës është organ mbikëqyrës.

Në programin e tij për menaxhimin me Tetovën, kryetari Bilall Kasami te pjesa e urbanizmit, gjegjësisht si zgjidhe për probleme e adreson edhe vazhdimin e Bulevardit “Bllagoja Toska”.

“Lëvizja Besa do të angazhohet për ndërtimin dhe meremetimin e infrastrukturës së dobët. Prioritet: hapja e tre bulevardeve si “arterie” kryesore të qytetit: Bulevardi “Qendër-Ilinden”, vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska” dhe bulevardit “Vidoe S. Bato”, thuhet në Programin Zgjedhor 2021-2025 për Tetovën të Kasamit.

Ky bulevard u promovua disa herë gjatë mandatit 8 vjeçar të Tetua Arifit si e para e Tetovës, madje për herën e fundit shumica a integristëve u mblodhën për të promovuar të njëjtin, i cili ende sot është në gjendje të mjerueshme. Arifi deklaroi se deri te shkolla Tekstile e kanë mbyllur procesin e eksproprimit, ku në aspektin formalo-juridik nuk kishte probleme, por sot kryetari i ri deklaron të kundërtën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button