fbpx

Maqedonia e 39-ta në UEFA

Liga e Parë futbollistike e Maqedonisë, nuk ka lëvizur për asnjë pozicion në renditjen e kampionateve kombëtare të Evropës. 
Kampionati i Maqedonisë sipas rezultateve të shënuara në garat evropiane nga klubet e saja, ka pasur rezultate pothuajse të njëjta sikurse edhe një vit më parë, kështu që kjo ka bërë që të mbetet edhe më tutje në pozitën e 39-të. 

Maqedonisë shoqëri në një pozitë më lart dhe më poshtë janë duke i bërë Letonia gjegjësisht Kazakistani. Ndërkohë që Superliga shqiptare, ka vazhduar të pësojë rënie në renditjen e kampionateve Evropiane. 

Në statistikat e fundit të UEFA-s kampionati shqiptar është pozicionuar në vendin e 46, duke u kaluar edhe nga liga më modeste si Malta dhe Armenia. 

Shorti për sezonin e ri të garave të UEFA-së, do të hedhet me 24 qershor në Nion, ndërsa Maqedoninë në këto gara e përfaqësojnë, Vardari si kampion, Metalurgu e Horizonti dhe Teteksi që arriti të fitojë Kupën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button