Edhe Coca-Cola, McDonald’s, Starbucks, Pepsi dhe Heineken po largohen nga Rusia

Gjigantët Coca-Cola dhe McDonald i janë bashkuar një numri kompanish ndërkombëtare që kanë ndërprerë punën në Rusi për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, raporton BBC. Atyre iu bashkua edhe Starbucks, Hajneken dhe Pepsi, raporton BBC, transmeton Portalb.mk.

Gjigandi për ushqimit të shpejtë McDonald’s tha se po mbyllte përkohësisht 850 restorantet e tij në Rusi dhe Starbucks qindra kafene të tij. McDonald’s në një letër nga drejtori i përgjithshëm drejtuar stafit, foli për “vuajtje të panevojshme njerëzore që po ndodhin në Ukrainë”, ndërsa Coca-Cola e quajti luftën në Ukrainë “tragjike”. Të tre kompanitë do të vazhdojnë të paguajnë paga për punonjësit e tyre në Rusi.

Këta gjigantë ndërkombëtarë i janë bashkuar listës së dhjetëra kompanive që kanë ndërprerë aktivitetin në tregun rus ose kanë kufizuar veprimtarinë e tyre, si Netflix dhe Levi’s.

Është interesante se McDonald’s ishte një nga kompanitë e para amerikane që filloi të operonte në Bashkimin Sovjetik dhe vazhdoi të operonte në dekadat në vijim. Restoranti i parë i ushqimit të shpejtë u hap në vitin 1990 në Moskë.

McDonald’s i mbylli përkohësisht edhe 108 restorante në Ukrainë, ku paguan gjithashtu paga dhe ka dhuruar 5 milionë dollarë në fondin për ndihmë për punonjësit e tij.

Nga ana tjetër, Coca-Cola, me ndërprerjen e shitjeve në Rusi po heq dorë nga rreth 2 për qind e të ardhurave dhe fitimeve totale. Kompania në Rusi ka rreth 20% të aksioneve në biznesin e mbushjes dhe shpërndarjes së pijeve të saj, shkruan BBC.

Starbucks po mbyll më shumë se 100 kafene në Rusi, ndërsa pronari i licencës lokale, Kuwaiti Alshaya Group, do të vazhdojë të paguajë pagat e 2000 punonjësve të saj.

Dje, Universal Music Group njoftoi se po pezullonte operacionet e saj në Rusi dhe po mbyllë selinë e saj përfaqësuese

“Unilever”, gjiganti për produkte higjienike, kujdes dhe produkte ushqimore, ka njoftuar se po pezullon tregtinë me Rusinë dhe planifikon të ndalojë aktivitetet reklamuese dhe investuese në këtë vend, por do të vazhdojë të shesë ushqime dhe produkte higjienike bazë që po prodhohen në Rusi.

Pepsi, i cili është shumë më i pranishëm në tregun rus se Coca-Cola dhe është shumë më i gjatë në tregun rus sot sesa rivali i tij (hyrë në Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë dhe tani ka 20.000 punonjës në Rusi), tha se do të shkurtonte prodhimin dhe shitjet e Pepsi-t dhe markave të tjera globale në Rusi dhe do të ndalë investimet kapitale dhe reklamat, por do të vazhdojnë të ofrojnë produkte të tjera si qumështi, gjërat e nevojshme ditore dhe ushqimi për fëmijë dhe bebi-formula.

Pas McDonald’s, Starbucks dhe Coca-Cola edhe prodhuesi holandez i birrëska njoftuar se do të ndalojë shitjen, prodhimin dhe reklamimin e Heinekenit.

“Shohim një dallim të qartë midis veprimeve të qeverisë dhe punonjësve tanë në Rusi. Për më shumë se 20 vjet, punonjësit tanë lokalë kanë qenë anëtarë të vlerësuar të biznesit tonë. Mbështetja për punonjësit tanë dhe familjet e tyre është një parim i qartë pasi ne përcaktojmë rrugën përpara”, thuhet në deklaratë.

Heineken njoftoi gjithashtu se do të rrisë mbështetjen dhe donacionet për OJQ-të që veprojnë në Poloni, Hungari, Rumani dhe Sllovaki.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button