Qeveria e RMV-së vendosi: Hyrja në qendrat tregtare dhe dalja jashtë vendit pa kovid-certifikatë, gratë shtatzëna të kthehen në punë

Qeveria ka vendosur heqjen e masës për posedimin e detyrueshëm të certifikatës së Kovid-19 për hyrje në qendrat tregtare, për të cilën mbetet e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse. Detyrimi për posedimin e detyrueshëm të certifikatës kovid mbetet për hyrje në ambientet hotelerike ku shërbehet ushqim/pije, të cilat janë pjesë e qendrave tregtare, transmeton Portalb.mk.

Qeveria vendosi që kohëzgjatja e certifikatës për infektim nga koronavirusi, në vend të 45 ditëve sa ka qenë deri tani, të jetë 180 ditë, pra 6 muaj, e llogaritur nga data e testit PCR pozitiv.

Në bazë të rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria vendosi që gratë shtatzëna të mos lirohen më nga puna dhe përgjegjësitë e punës me prezencë fizike në vendin e punës. Me këtë vendim është pranuar edhe rekomandimi që gratë shtatzëna të vaksinohen.

Gjithashtu, u pezullua edhe kërkesa për certifikatë të detyrueshme për dalje nga vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button