“Morgan Stanley” parashikoi që Rusia mund të bankrotojë deri më 15 prill

Shanset që Rusia të paguajë borxhin e saj të jahtëm po zvogëlohen, sespe çmimet e obligacioneve po bien, po afrohet një recesion në shtet dhe po grumbullohen kufizime të ndryshme për pagesë që kur Rusia nisi invazionin ndaj Ukrainës, parashikojnë nga banka investuese amerikave “Morgan Stanley”, transmeton Bloomberg, përcjell Portalb.mk.

Mosplotësimi i detyrimeve merret si skenar i mundshëm për Rusinë, ndërsa afati i parë që do të mund të vinte deri te kjo është 15 prilli. Deri atëherë do të kalojë periudha 30 ditore për pagesë që Qeveria ruse ia ka borxh në obigacione në dollarë, që u skadon afati në vitin 2023 dhe 2024.

“I shohim mosplotësimet e detyrimeve si skenar më i mundshëm”, vlerëson Simon Vejver nga “Morgan Stanley”.

Në rast të mosplotësimit të detyrimeve, skenari më i mundshëm për Rusinë do të jetë Venezuela, për çka nga “Morgan Stenli” vlerësojnë se është krahasim më relevant.

Investitorët i vlerësojnë çmimet indikative të obligacioneve nga viti 2023 për rreth 29 cent për dollar amerikan, që është më e ulta deri më tani, sipas të dhënave të mbedhura nga Bloomberg. Kjo do të nënkuptonte se Rusia ndoshta nuk do të mund të paguajë borxhin e jashtëm.

Një kthesë e këtillë e ngjarjeve pason pasi SHBA, vendet – anëtarë të BE-së, Japonia, Australia dhe një numër i madh i shteteve vendosën sanksione ekonomike pasi Rusia nisi agresion ushtarak ndaj Ukrainës. Menjëherë pas kësaj, sanksioneve iu nënshtruan bankat ruse, brende të shumë vendosën të tërhiqen nga Rusia, ndërsa nën sanksione për pagesë ndaj vendeve të jashtem u gjendën edhe të gjithë pronarët e kartelave kreditore dhe debitore të Viza-s, Master Card dhe American express.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button